Abuzoi me nxënësen, MAS: Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin që meriton

398
Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, në Kryekuq, Lushnje ku mësuesi 63 vjeçar ka kryer marrëdhënie me nxënësen e tij të mitur.

Në një noftim për mediat, Ministria dënon këtë akt të rëndë dhe deklaron se pseudomësuesi do të marrë dënimin që meriton. Ndërkohë ministria ka ngritur edhe një komision për investigimin e plotë të ngjarjes.
Rreagimi i ministrisë
“Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë aktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, në Kryekuq, Lushnje.

Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes.
Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle.

Toleranca jonë do të jetë zero, në mënyrë që të shkulim me rrënjë fenomene të tilla kriminale, duke shpërbërë edhe stafin pedagogjik që ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ngjarje të tilla.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, kërkon nga gjithë opinioni publik denoncimin e çdo akti të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.
Sigal