70 vjeçari gjendet i pajetë në anë të rrugës në Berat

103
Sigal

Një i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës në Berat.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi K.Xh, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Berat/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.