7 ushqimet më të mira për të pasur një lëkurë që shkëlqen, sipas dietologes

112
Sigal

Ndoshta e ke dëgjuar shpesh shprehjen “jemi çfarë hamë” dhe në fakt, mund të themi se ajo që konsumojmë çdo ditë, nuk ndikon vetëm në organet e brendshme, por edhe në pamjen e jashtmë. Ka shumë ushqime, të cilat na ndihmojnë të kemi një fytyrë që shkëlqen.

Sipas Dawn Jackson Blatner, dietologe dhe autore e “The Flexitarian Diet”, shëndeti i lëkurës lidhet ngushtë me ushqimin. Ajo thotë se “mund të kemi një lëkurë të re, nisur nga ajo që konsumojmë, ndaj nëse duam një lëkurë të shëndetshme, duhet të hedhim sytë nga një dietë cilësore”.

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë për një lëkurë që shkëlqen?

Kastraveci

I pasur me ujë, kastraveci hidraton lëkurën dhe e mban atë të freskët.

Gocat e detit

Gocat e detit janë të pasura me zink dhe minerale të shëndetshme, të cilat rrisin imunitetin dhe dhurojnë një lëkurë të shëndetshme.

Avokado

Lipidet janë shumë të shëndetshme për lëkurën dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e plakjes.

Salmon

Salmoni përmban omega-3 dhe proteina, të cilat luftojnë plakjen dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës.

Arra

Shumë proteina, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, arrat janë një burim të mirash. Ato zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës nga shkaqe të ndryshme dhe përshpejtojnë rigjenerimin e qelizave.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të pasura me anti-oksidantë, të cilët luftojnë plakjen. Gjithashtu, përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Specat e kuq

Edhe specat e kuq përmbajnë vitaminë C, ndaj herë tjetër, mos u bëni naze.