Sigal

Fakulteti Ekonomik është mbyllur prej studentëve ditën e sotme, pas një votimi që ata kanë bërë në fakultet në lidhje me bojkotimin e mëtejshëm të mësimit. 67 % e studentëve të anketuar nga departamente dhe cikle të ndryshme të studimit (Bachelor e Master) kanë votuar për bojkotimin e mësimit. 31% kanë votuar për nisjen e mësimit, ndërsa 2% kanë qenë të lëkundur midis bojkotit dhe nisjes së mësimit. Gjithashtu, edhe studentët e universiteteve të Elbasanit dhe Durrësit kanë votuar për të bojkotuar mësimet.