554-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti Meta: Më i gjalli ndër nesh!

289
Sigal

Në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti Ilir Meta ka ndarë një status në rrjetet sociale.

Meta thotë se vepra e pavdekshme e simbolit përbashkues do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!

Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta.