50 mijë euro dhurata për liderët dhe gazetarët e BE-së!

54

“Duket se qokat s’na mungojnë asnjëherë shqiptarëve, dhuratat mbi 50 mijë euro para të shqiptarëve do të jenë kravata, shaje, spila. Apo edhe verë, raki, çanta të personalizuara, apo edhe libra. Të gjtha këto dhurata “në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit”.

Faksimile: Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bëri me shpejtësi tenderin për dhurata për liderët dhe gazetarët e BE-së
Sigal

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një institucion që më së shumti mendon për luksin e shtetarëve tanë, duke u kujdesur për shtëpitë e pushimit, ushqimet, fjetjen, e gjithçka tjetër, ka lëshuar dorën edhe për Samitin e Procesit të Berlinit. Ditën e hënë, liderët e BE-së dhe Ballkanit u mblodhën në Tiranë, në tentativë për të anëtarësuar këto vende me takime të kota, të cilat veçse i sjellin vështirësi qytetarëve për të lëvizur në përditshmëri. Madje, nga ajo çka u tha në media është se u financuan disa projekte, si hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës apo edhe rehabilitimi i HEC-eve egzistues.

Në fakt, këto janë projekte në vijim, pasi qeveria shqiptare ka tenderuar me kohë ndërtimin e hekurudhës, ndërsa KESH-i shpenzon muaj për muaj dhjetëra miliona euro për kaskadat mbi lumin Drin. Por, për çfarë ka shërbyer Samiti?! Për një xhiro të liderëve të BE-së në Shqipëri, apo edhe të gazetarëve që i shoqërojnë? Protokolli e parashikon që pas çdo lideri të BE-së të jetë edhe një televizion shtetëror, ashtu siç bën TVSH-ja jonë në takimet e krerëve tanë jashtë shtetit. Madje, këta liderë dhe gazetarë marrin me vete edhe dhurata nga pala shqiptare.

Sipas dokumenteve, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bëri me shpejtësi një tender për dhurata për liderët e BE-së. Në këto dokumente thuhet se kjo drejtori urdhëroi tenderin me objekt ceremonial “dhurata për liderat dhe gazetarët”.

“Deri më tani Shqipëria ka marrë shumicën e fondeve nga BE si kredi, çka do të thotë se Bashkimi Europian po bën biznes me Shqipërinë. Ndërsa vetëm 10 % janë grante, por edhe këto iu jepen njerëzve të besuar të parties.”

Por çfarë dhurate iu dha këtyre liderëve dhe nga kush do shpërndahen?! Në dokumente parashikohet që dhuratat të jenë kravata, shaje, spila. Apo edhe verë, raki, çanta të personalizuara apo edhe libra. Të gjitha këto dhurata “në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit”. Fondi i këtij tenderi ka qenë 5.000.000 lekë, ose mbi 50 mijë euro.

Duket se qokat s’na mungojnë asnjëherë shqiptarëve, të cilët shpenzojnë miliona euro për t’i pritur, në hotele, dreka-darka apo edhe gjithçka tjetër. Duket se ky Samit ka qenë vetëm një “shëtitje” për pjesën më të madhe, por ka edhe nga ata liderë, apo edhe ish-liderë që po bashkëpunojnë me politikanët shqiptarë për të marrë ndonjë kockë.

Deri më tani Shqipëria ka marrë shumicën e fondeve nga BE si kredi, çka do të thotë se Bashkimi Europian po bën biznes me Shqipërinë. Ndërsa vetëm 10 % janë grante, por edhe këto flitet se iu jepen njerëzve të besuar të partisë. Por, duke qenë se këto grante janë ndalur, ka informacione se njerëzit apo firmat e preferuara të liderëve të BE-së do të instalohen në Shqipëri, për të marrë të gjitha fondet. Një skemë e pastër, ku duket se bashkëpuëntorë do të kenë drejtuesit e vetë shtetit shqiptar. Në fund, gjithmonë ata që e pësojnë janë qytetarët apo edhe ato pak firma të ndershme, që po shohin dita-ditës sesa e vështirë është të jetosh apo të bësh biznes në Shqipëri.