5 maji, Dita e lavdishme e Dëshmorëve

1389
Sigal

ATA SHKRUANIN PËR DËSHMORË DHE  BININ VETË ME ARMË NË DORË

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve

Nga Sevo Tarifa

Ende pa dalë partizanë, luftonin me penë për çlirimim e vendit dhe binin dëshmorë me dy armë në dorë: me penë dhe pushkë!   Ishin  luftëtarë të lirisë dhe jepnin jetën në lulen e rinisë! Janë shumë, por le të kujtojmë disa prej tyre, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi…Është i njohur hartimi i nxënëses 15 vjeçare Margarita Tutulani, që i përgjigjej aq bukur pyetjes “Pse duhet t’u jemi mirënjohës dëshmorëve?”. Dhe shembullin e dha vetë. Pasi fashistët  pushkatuan në sytë e saj vëllain, Kristaqin, tytën e revoverit ia drejtuan Margaritës, por në çast morën përgigjen:  -Burracak! Të dridhet dora! Nuk godet në shenjë! Qëllo, fashist i ndyrë! Kapiten Martini mbush prapë revolverin, bëri mënjanë dhe urdhëron skuadrën të hapë zjarr. Margarita thërret sypatrembur dhe zëri i saj përzihet me krismën e armëve:  Rroftë Shqipëria e…Dhe nuk arrin ta çojë fjalën gjer në fund. Ajo mbeti në përjetësi e bukur, se ra për të bukurën Shqipëri… Në hartimin e tij “Martirët për lirinë kombëtare”, Themo Vasi, ndër të tjera shënon: “Kur derdhet për një qëllim të shenjtë, gjaku nuk kursehet.Liria e kombeve fitohet gjithmonë me gjak. Atdheu mbi të gjitha”! Dhe heroi dha vetë gjakun e tij!    Në një nga poezitë e tij Ali Demi, shprtehet:“Më jep fuqi që të qëndroj, Më jep guxim që të luftoj, më ço në sulm me vrap të shkoj, Me nder te vdes, me nder të rroj”. Po kështu, dëshmori Sabri Caka nga Dibra, qysh kur ishte nxënës shkolle, në një nga hartimet e tij shënonte: “Njeriun, vetë natyra e ka pajisur me cilësitë e çmueshme të dashurisë ndaj atdheut dhe familjes, që janë sendet më të shenjta e të madhërishme të jetës së tij”. Dhe  ky partizan 18 vjeçar ndeshet trup me trup me një gjerman, i ngul thikën në mes të shpatullës dhe ra duke luftuar!   Dëshmori Jani Dode nga Berati, mësues, me dyzet vargje i këndon Atdheut, lirisë, flamurit. Ja disa prej tyre:“O këngë e mbetur/ Në dukje e vdekur/ Dil e këndo/ E mos vajto/ Se me vajtim/ Nuk ke shpëtim”. Dhe në prozë: “Për Shqipërinë s’ka vend dhe vatër, po qe se s’ka flamur, Se i rrëfen botës tërë me sa gjak është lyer dhe se vetëm gjaku është ai që e mban gjallë atë, që përfaqëson trimërinë, krenarinë dhe lirinë e një kombi përpara të tjerëve”. E vranë armiqtë pabesisht.  Mustafa Radovicka, nga Kolonja, në një vjershë të tij  vargëzon: “Atdheun tonë të dashur, Shqipërinë e gjorë, shumë e kanë shtypur dy okupatort, Kaq të fëlliqur e kaq barbarë, kurrë ndonjëherë bota s’i ka parë”. Dhe këto fjalë i shoqëroi me shembullin e vet, duke rënë dëshmor. Dëshmorët kishin ëndrra të bukura dhe “fluturonin gjeth më gjeth si flutura”. Në fletoren e dëshmorit Shahin Toçi nga Mati u gjet shënimi: “Kjo Shqipni ka lindur burra, që nuk njohin dy flamura”. Dëshmorit Syrja Çakshiri  nga Devolli, shokët i gjetën në xhep një letër, në kapakun e së cilës shkruhej:“Plane dhe projekte për reformën agrare në Shqipëri”. Vangjel Pando, iu gjend në xhep shënimi: “Të shkojmë në fshatra, të demaskojmë para fshatarëve gënjeshtrat e armiqve, t’u themi të mos paguajnë xhelepet, të tretën dhe te dhjetën, agallarët të mos i qasin në fshatrat e tyre”. Dhe këto ëndrra e plane të skuqura me gjak, dëshmorët nuk arritën t’i shihnin në realitet. Dhanë jetën, por optimizmi i tyre ishte real, me besimin në fitore. Në një luftim me autokolonë gjermane në Fikas të Elbasanit, dëshmores Shaniko Jupasit, në çantën e saj iu gjend një letër e shkruar më parë për nënën, në të cilën i thotë: “Nënë! “Si unë këtu në male ka shumë shokë e shoqe. Ne i kemi dalë zot vendit dhe do ta çlirojmë. Së shpejti do kthehemi në shtëpitë tona, në Shqipërinë e çliruar. Mirupafshim në Shqipërinë e lirë! Ju puth e ju përqafoj me mall së largu. Shanikua”.

Ka luftëtarë, që para se të bien dëshshmorë, patën shkruar në Ditarët e tyre: Kristo Isaku nga Dardha e Korçës shënon në ditar: “O Shqipëri, o nënë e dhemshëruar, hiqe zinë sot, ja, pleq e të rinj, bijtë e tu, gjaku më i kulluar është gati të derdhet. Që tani e tutje s’ka më pushim; luftë gjer në vdekje, luftë ditën, luftë natën, luftë në male, luftë në fusha, luftë për Shqipëri, luftë për të drejtën, luftë për liri”.  Në një fragment nga vjersha e Hyqmet Dushës lexojmë:  “Lamtumirë, o nënë e babë, se do shkojmë; Në male do kemi vendë, do luftojmë; Na u bë zgjedha e rëndë, s’durojmë dot; Të  shohim të zezën nënë, në vaj e lot”. Në ditaritn e Shyqyri Alimerkod shënon: “23 shkurt 1944, ndër te tjera shkruhet: “Mbremë në darkë erdhi doktori dhe më mjekoi e më ndërroi plagët. U gdhiva pak më lehtë. Sot u largova nga Hekali, qëndrava në mullirin e kashtës, pronë e Qemal bej Vrionit. (Hajde bejlerë, që keni zaptuar dynianë!) Myrteza Pengili shkruan: “Ja, malet e Shqipërisë gjëmojnë përsëri si në kohën e Skënderbeut dhe i trumbentojnë botës vendimin e burrave: Ja vdekje, ja liri! Populli përgjithësisht zgjohet. Dhe zgjimi është i furishëm, zgjim trimi, zgjim luani”. Në ditarin e Jorgji Dilos është vjersha e tij për dy dëshmorët motër e  vëlla Myzyri. Ja dy strofa: “Motër e vëlla ranë dëshmorë, Tokën  lanë me gjak të kuq, Shokë e shoqe të vajtojmë, Dylin, Haxhiren që s’u tundën. Mallkuar qoftë dora tradhtare, Që shtiu përmbi trupin tuaj, Dora bastarde gjakatare, Dy me dyqind do ta paguajnë”.  Xhafer Lubonja, kur u vra një shok, shënoi në ditar: “Ne, të gjithëve vrasja e tij na la gjurmë. Sot një kujtim, nesër një altar për dëshmorin, një epope për popullin dhe Partinë e dashur ku bënte pjesë, të cilëve u kushtuan jetën”.  Alush Grepcka: “29 korrik 1943…Duçja “i madh” i fashizmit të ndyrë, që ish gjer pardje e që thoshte se do mbante qiellin me bajoneta, u rrëzua…”Kadri Abdihoxha:“17 Nëntor 1944. Ç’kënaqësi…edhe pak dhe e tërë Shqpëria do të jetë e lirë”. Seit Lesko: “Me gjakun e shokëve tanë më të mirë, po gatuhet betoni, me të cilin hidhen themelet e pushtetit tonë popullor”.Përmes penës, ditarëve, letrave e gjuhës së dëshmorëve dallohen qartë virtyte morale, njerëzore, trimërore, optimiste, vendosmëri atdhetare:Para se ta varnin në litar nazistët trimin Tofik Çanga, kishte thënë: “Atdheu kërkon prej bijve të tij lirinë. Shqipëria jonë duhet të jetë përmbi të gjithë. Të mirat nuk na duhen gjë, po nuk e pamë vendin tonë të lirë”. Dhe, për lirinë e atdheut e të popullit dha jetën në litar.  Ptoleme Xhuvani shprehej: “Oh, sa bukur sikur të kisha vdekë edhe unë për atdhe! Mos u dëshpëro, se ke ku ta provosh dashurinë për Atdhe…Duhet të përpiqesh për naltësimin e vendit tënd”.  Dhe luftoi e ra bashkë me Reshit Çollakun e shokë. Pyetje pas pyetjesh e tortura  pas torturash iu bënë nga fashistët dëshmorirt beratas Kristaq Capo. Por më kot. “Asgjë nuk mësuan prej meje bishat fashiste, megjithse vazhdojnë prej tri ditësh të më torturojnë. Qëndroni shokë, deri në fund!”,-ishin fjalët me të cilat iu drejtua Kristaqi shokëve para se të nisej nga skëterra e Porto Romanos për në Tepelenë, ku e pushkatuan me tre shokë të tjerë dhe thirri: Poshtë fashizmi! Rroftë Partia Komuniste! Dëshmori Vesel Brama, djal i vetëm i thoshte babait: “Rruga e vetme, babë, të çon në male”. Dhe përherë luftë, ngjarje epike, fitore, këngë. U vra skuadërkomandanti, Veseli u hodh në sulm për të marrë hakën, Vrau gjermanin që kishte përpara, por predha të nazistëve përshkuan trupin e tij.  Nesti Balashi i thoshte nënës: “Moj nënë, s’fitohet liria pa derdhur gjak”.. Jenovefa Leshnja: “Unë do vdes, nënë, por çëshjen e Partisë do ta ndjekësh ti.Këtë po të lë amanet”. Stliano Bandilli nga Berati: “Le të derdhen si breshër mbi kokat tona predhat e armikut, ne do fitojmë” Mustafa Kaçaçi, letër nga burgu: “Jam krejt i bindur se dikur kam me e gëzue lirinë, pa të cilën njeriu nuk mund të jetojë”  Urani Pano, “Jam në Gjerbës të Skraparit. Thith ajrin e lirë të Shqipërisë. Më ka marrë malli shumë për ju. Së shpejt do të shihemi në Shqipërinë e lirë”. Vangjel Thanasi, në çastin që do pushkatohej: “Prindër, mos u mërzitni. Fitorja është e jona. Shaban Shahini: “Nënë, dëgjo dhe ti grua!-unë do hedh  krahëve pushkën, të bashkohem me partizanët, të luftoj që të vijë edhe në vatrën tonë gëzimi; të kemi edhe ne bukë, tokë, liri”” Xheladin Fishta: “Kam punuar si komunist e deri në vdekje do të mbetem komunist”.

Nderim dëshmorëve të lavdishëm!