Dr. Vladimir Mici: Konsumi dhe problemet me dhënien në afat të pagave

785
Sigal

 

Dr. Vladimir Mici

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

 

Të gjithë studiuesit   e ekonomisë theksin e një zhvillimi  e shohin edhe në rritjen e konsumit nga popullata, konsum i cili merr formën e  produkteve dhe shërbimeve që ata konsumojnë për përmbushjen e nevojave të tyre ditore dhe të ardhshme në formën e investimeve. Sigurisht punësimi i popullsisë së aftë për punë përbën drejtimin kryesor të politikave të qeverisë, partive politike të çdo vendi. Të gjithë premtojnë begati dhe mirëqënie dhe ajo është lejtmotivi i fushatës elektorale të çdo force politike. Pastaj qeveritë  merren me “përmbushjen e  premtimeve elektorale”.  Sigurisht premtimi dhe realiteti asnjëherë nuk përkojnë dhe  korelacioni  i  tyre  zor se këta 30 -vjet demokraci,  ka qenë i lartë. E thënë ndryshe, qeveritë nuk kanë menduar asnjëherë  për punësimin dhe  as për politikat e punësimit, përkundrazi në këtë artikull qeveritë i janë nënshtruar dhe i kanë shërbyer keq vendit dhe  konsumit në tërësi. Por kjo politikë i ka shërbyer më mirë kapitalit, se sa punonjësit,  i cili ka qenë kavia, ku qeveritë dhe punëdhënësit  kanë mjelë përfitimet e tyre, duke i bërë ata më të varfër. Sigurisht që ky konkluzion nuk vjen rastësisht, por në sajë të disa analizave logjike të cilat po i reshtoj si më poshtë:  -Marrëdhënia e punës mund  të mendohet si një kontratë midis punëdhënësit dhe punëmarrësit;  i punësuari jep punën e tij për të ndihmuar në avancë objektivat e punëdhënësit. Në kthim i merr pagat e marra dhe përfitimet e tjera. Shpesh ka kuptime ose premtime të nënkuptuara, që kur punonjësi  punon fort dhe performon mire,  ai do te jetë i promovuar për punë me pagë më të lartë, sapo të progresoj në karrierë. Një kontratë formale është një kontratë, ku secila palë bën premtimin dhe çfarëdo që të ndodhë,  nëse një nga palët nuk mban, apo dështon në mbajtjen e premtimit. Kur kontrata nënshkruhet,  asnjë nga palët nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme pa asnjë sanksion. Kontestimet mbi performancën mund të drejtohen në gjykatë ose palëve të treta për zgjidhje. Kontratat e nënkuptuara janë pothuajse të gjitha kontratat e punës.  Ato janë të tilla, sepse janë jo të kompletuara nga pikëpamja e punës që do të kryhet dhe sepse që në fillim është e vështirë të specifikohet  puna që do të kryhet në çdo rast në avancë. Kështu që kontratat  ndërtohen  të tilla që ato të nënkuptojnë se ka një shtrat rregullash formale, të cilat janë tepër të mjegullta për të qenë ligjërisht të forta. P.sh. fjala me përkushtim nënkupton që punonjësi do të jetë i përkushtuar në punë, duke bërë përpjekjet maksimale. Por çfarë kuptohet nga kjo, kjo varet nga të dy palët. Punonjësi  mund të largohet nga puna me dëshirë dhe punëdhënësi  shpesh ka hapësira për ta larguar punonjësin, por derisa kontrata punës është një kontratë, që zakonisht mund të anulohet nga një palë ose tjetër pa penalitete. Disa kufizime ligjore mbi detyrimin e saj bëjnë kontratën esenciale dhe të nënkuptuar vet detyruese. Por cilat janë vështirësitë që duhet të kapërcehen në ndërtimin e kontratës së punës vetë detyruese? Shpesh shihet avantazhues për njërën ose tjetrën palë për t’ja hedhur prej mosmbajtjes së premtimeve në një ose tjetër mënyrë. Këto mundësi ekzistojnë prej informacionit asimetrik, pra kur njëra palë di më shumë se sa tjetra rreth synimeve të saj, apo performancës  nën kontratë. Këto mashtrime ose gënjeshtra, janë të mishëruara në marrëveshjet formale të bëra midis punëdhënësve dhe punëmarrësve. Punëdhënësit, të cilët thyejnë parashikimet e marrëveshjes, të cilën ata kanë nënshkruar me sindikatat e tyre; mund të ndiqen në mënyrë ligjore. Kështu një punëdhënës dëshiron të punësojë punonjës, të cilët dëshirojnë ta shtyjë kënaqësinë aktuale për një rritje afatgjatë. Një mënyrë e thjeshtë është që ti kërkojnë aplikantëve për punë nëse ata dëshirojnë të shtyjnë për më vonë kënaqësinë, e cila mund të mos ndjellë një përgjigje të ndershme. Sidoqoftë ka edhe mënyra të tjera të sofistikuara indirekte nëpërmjet të cilave ai i shpreh preferencat e tij indirekt. Shumica e politikave kompesuese janë të paktën pjesërisht të synuara nga vendosja e sinjaleve reale nga aplikantët për punë ose punëmarrësit. Lloji i duhur i njerëzve shpesh ka inçentivë për të mos përmbushur premisat e tyre. Ky lloj i mashtrimit të sjelljes oportuniste, ndodh jo sepse njerëzit synuan nga jashtë për të qenë të pandershëm, por sepse ata përgjithësisht provojnë  të avancojnë  interesat e tyre personale prej përshtatjes së sjelljes së tyre për oportunitetet e shpalosura. Sfida tashmë është për të adoptuar politika kompesuese,  që pak a shumë automatikisht nxisin palët për t’ju përmbajtur premtimeve të tyre. Ҫelësi për një marrëveshje vetëdetyruese është që humbjet të jenë detyruese mbi mashtruesin, të cilët nga ana tjetër, nuk varen mbi privatë, një thyerje kontrate nëse ka ndodhur. Në tregun e punës dënimi i zakonshëm për mashtrim në marrëveshje është që viktima e ashpërson marrëdhënien e punës. Për pasojë vetëdetyrimi kërkon që të dy punëdhënës e punëmarrës të nxjerrin më shumë përfitime prej vijimit të ndershëm të marrëdhënieve të punësimit ekzistues se sa të presin ashpërsimin e saj. Nëse punonjësit janë duke përfituar më shumë nga marrëdhënia ekzistuese nga çfarë ata prisnin për të marrë, ata automatikisht do të humbasin, nëse ata i shmangen detyrave të tyre dhe për pasojë janë të pushuar. Nëse punëdhënësit përfitojnë më shumë prej mbajtjes së punonjësve ekzistues se sa nga të investuarit në zëvendësim ata do të vuajnë nga mosmbajtja e premtimeve dhe do të kenë punonjës që do largohen. Por në teori kjo është mjaft e thjeshtë sepse në kushtet kur oferta e punës është e lartë, largimi nga puna do të thotë papunësi. Në këtë rast presioni  nga norma e papunësisë  nxit  uljen e pagave, apo edhe pritshmërinë për  paga të papaguara. Pagë e papaguar do të thotë ulje e pagës reale  duke supozuar që ky nivel page të shkojë P(1-ib) ku ib  është norma e borxhit. Nqs,  kjo shumë pagese e vonuar është 1 muaj  në vit nga 60% e bizneseve,  efekti i saj  në kushtet e një norme borxhi 12% në vit, (hua konsumatore, Overdraft), kjo ka efekte të pallogaritshme  në ekonominë e vendit.  Kjo, sepse konsumi  real  do të ulet në masën e këtij efekti shumëzuar me  faktorin1/ (1-c) . Pra duke supozuar  që norma marxhinale e konsumit është 0.9, kjo do të thotë që konsumi i popullatës bie me 10 herë pagat e prapambetura. Sigurisht, në pamje të parë ky duket  një problem midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, por ajo shkon më tej. Duke marrë për shkak se ne ju referuam një mesatare 60%, e cila është sigurisht apriori, dhe se kjo mesatare ka një shpërndarje, dikush 10 ditë , dikush 2 jaëe , dikush 2 muaj dikush një vit atëhere  niveli i pasigurisë  rritet, dhe kjo shprehet  në uljen e konsumit  të mëtejshëm,  pra mosmarrja e pagave degjeneron konsumin për efekt  të pasigurisë dhe deformon konsumin. Njërëzit  heqin dorë nga konsumi normal duke iu kthyer konsumit jetik,(efekti psikologjik) për shkak të mospërballimit të riskut dhe kostove të larta të huamarjes, e cila rritet sapo rritet kërkesa për hua. Pra në këtë rast Fondi i pagave të papaguara P,  duhet  të pjestohet me koefiçentin e pasigurisë  α (P/(1-α), duke bërë që konsumi në total të bjerë më tej, dhe për pasojë efekti zinxhir në mbylljen e vendeve të punës dhe uljen e mëtejshme të pagave. Sigurisht këto dihen dhe janë praktike. Çdo biznes apo punëdhënës i merr me qira shërbimet e punës. Kjo do të thotë se ai do të synojë  t’i sigurojë  ato me kosto minimale për të maksimizuar fitimin e tij.  Mjedisi më ideal i tij, do të ishte një treg pune i deformuar, ku ai të ishte në rolin e  monopsonit  dhe jo një tregu konkurencial  të punës. Ai do të kërkonte maksimizimin   e përdorimit të burimeve të tjera pa kosto, siç është mbajtja e pagës dhe përdorimi i saj nga  punëdhënësi. Pra kemi një punëdhënës që mbijeton  nga mospagimi i pagave, pra ai transferon riskun tek i punësuari. Por kur kjo bëhet vijë, apo normë,  do të thotë që ai përdor kapital qarkullues pa qenë nevoja të marrë borxh, apo paguaj kosto shtesë. Shumica e punonjësve  e vuajnë këtë me ditë dhe me muaj dhe ta konsiderojnë këtë një normë të ligjshme. Normalisht dikush thotë duke i referuar kodit të punës se ajo nuk është e ligjshme, por kur në firmat tona, numri i sindikave numërohet me gishta, ndonjëherë,  edhe  qeveritarët  tanë ftojnë firmat e huaja për t’u treguar se tek ne nuk ka sindikata, çdo i punësuar është i kërcënuar me largim nga puna, sapo ai t’i drejtohet  punëdhënësit, apo organeve ligjore të kërkojë zbatimin e ligjit. Edhe në ato raste kur ka sindikata,  ato janë të verbuara pas interesave private,  se sa në dobi të punonjësve. Rasti më i fundit është rasti i “Albetrol” sh.a., një kompanie publike, ku përveç vonesave në page, u ka  ulur edhe pagën në kundërshtim me çdo akt ligjor .(kodi i punës dhe kontrata kolektive). Sindikata e kësaj shoqërie vijon të bëjë protesta dhe takime dhe jo të kërkojë dëmshpërblime për pagat e mbajtura dhe të padhëna.  Sigurisht rol në konsum ka edhe qeveria, Ajo është strumbullari që rrjedhin nga këto mospagesa  në kohë. Për ta sqaruar pak më gjatë, sepse  kjo situatë nuk zgjidhet me qeverinë dhe këtu kam parasysh qeverinë aktuale dhe të gjitha ato para aktuales pa bërë dalim e majtë apo e djathtë, apo koalicione qeverisëse. Të gjitha një devizë kanë pasur: të marrin sa më shumë nga të punësuarit: Pyetja është: pse?

Së pari: Deri në vitin 1990,  pagat e punënjësve jepeshin 2 herë në muaj dhe në kohën e caktuar. Pra në këtë rast, risku i pasigurisë,  ishte zero dhe niveli i pasiviteteve konstant që firmat apo ndërmarjet  mbanin  ishte  maksimumi 15 ditë dhe mesatarja 7.5 ditë. Pas viteve 90 qeveria  duke filluar vete aplikoj pagën 1 herë në muaj e cila u bë ligj de fakto. Pra kapitali i firmave ( pasiviteti konstant shkoi maksimumi 30 ditë dhe minimali 15 ditë). Te gjitha këto supozime ishin sikur pagat të  merreshin më datë 1 të muajit pasardhës. Por faktin që shumë firma e kanë shtyrë datën  në 20-25 të muajit tjetër përfshi edhe shtetin të shprehuar në kontrata atëhere firmat punojnë me lekët e punonjësve,  jo më pak se 1 muaj, thjesht duke zbatuar kontratën. Shërbimi i qiradhënies  së punës  që i  punësuari jep, krijon të ardhura çdo ditë dhe për pasojë pagesa në fund të çdo dite, do të ishte ideale dhe pa asnjë risk, gjë që do rriste konsumin,  pikërisht  totalisht dhe pa deformime. Kursimi i punëmarrësit do ishte investim i pastër nga e cila do ta merrte ai interesin dhe jo punëdhënësi ta përdorte në formën e  pasivitetit konstant si burim financimi për të punuar me të pa kosto. Pra një konsum shtesë do të lindëte. Pra qeveria dhe ish qeveritë që ishte (ishin)  të interesuara per rritjen ekonomike de fakto punojnë kundër rritjes ekonomike.

Së dyti: Qeveria  flet për reforma, këto reforma kanë një shpenzim dhe një përfitim. Në asnjë rast reformat e çdo qeverie nuk kanë pasqyruar rezultatin e kostove dhe përfitimeve për të paraqitur   rritje e përfitimeve mbi kostot. Shikoni reformën e privatizimevet strategjike OSSHE( ÇEZ) dhe ARMO, ALBCROM, ALBBAKËR, turpi më i madh ekonomik, e cila jo vetëm u shoqërua me rënie  prodhimi,  por edhe me uljen e numrit  të  të punësuarve, largimin e punonjësve dhe specialistëve, që në fund çon edhe në uljen e konsumit. Të gjitha reformat në shëndetësi, gjyqësor,  administratë publike  janë pa faturë ekonomike. Bilanc përftim-kosto s’ka kurrkund. Thjesh hiq miqtë e filanit dhe punësim sipas oreksit pushtetmbajtës dhe karrikembajtësit dhe ofertës monetare për vend pune në shtet dhe punësim,  pa mbrojtje dhe privilegje joekonomike  në firmat tipike shqiptare.( Jo ato me kapital 100% të huaj)

Së treti: Ka mungesë vullneti nga qeveria për të hartuar procedura raportimi dhe ndjekje të pagesave të punonjësve dhe për pasojë shteti, paratë e taksa paguesëve vihen në funksion të firmave që kanë abuzuar me punonjësit. Në të gjitha vendet e Europës ka legjislacion për mënyrën, kur duhet të paguhet paga e punonjësve. Shtetet e konsoliduara e kanë në fund të çdo jave dhe kur largohesh, për çdo lloj arsyesh, merr edhe pagën apo shëpërblimet e pamarra dhe të llogaritura menjëherë.  Biles vihen edhe afate. Çfarë e pengon qeverinë  dhe politikën shqiptare të hartojë  një ligj dhe të detyrojë  të gjitha firmat të paguajnë  pagat e punonjësve në datën 1 të çdo muaji pasardhës dhe me raste të veçanta që lidhen me kërkesa të veçanta, të specifikuara me ligj, datë 5 apo 10 ta zemë. Çfarë e detyron qeverinë  të shtoj në ligj raportimin e detyruar të pagesës nga ana e firmës të pagave, në organet e inspektoriatit të punës , apo faqen e tatimeve të pagave të kaluara në bankë dhe të sanksionojë gjoba, të cilat mund  të shërbejnë si fond rezervë për punonjësit e papaguar?  Çfarë e detyron qeverinë që të mos vendosë afate për dhënien e pagave dy herë në muaj, apo një herë në jave, për insitucionet publike dhe detyruese, edhe sipas një skeme, për firmat dhe insitucionet dhe organizatat  private? Apo qeveria nuk përmbush dot detyrimet e veta?  Nqs. është problem kostoja  të thotë sa është. Të thotë se sa do të jetë konsumi pas kësaj të thotë sa rritet GDP. Si ndryshon konsumi?

Po punëmarrësit, a i rritet siguria e pagës dhe i ndryshon konsumi? A largohet stresi psikologjik  dhe social?  Si ndryshon struktura e konsumit.? Sa biznese të reja lindin  e sa punonjës  shtesë ka?

Mosballafaqimi me këtë tregon:

Ose qeveria është pjesë e skemave për të rritur mega fitimet punëdhënësit duke shfrytëzuar uljen e konsumit të tyre duke krijuar situate monompsoni dhe mungesë konkurence, për të mbajtur paga të ulta dhe joshur firma fasone pa asnjë kuptim, veçse transferim të fitimeve jashtë vendit të krahut  të punës shqiptar. Ose personat përgjegjës  të qeverisë,  apo politikës janë pjesë përbërëse e kësaj strategjie të ndjekur deri tani dhe janë sekserë, të punësuar apo ushtarë të këtij grushti të pasur, që ka për synim mbajtjen e statukuosë. Ose qeveria nuk e ka idenë se çfarë duhet  të bëjë.  Me këtë rast duhet të ikë.  Ose qeveria është e investuar  të ulë konsumin dhe i duhet  të ndjekë politika  të tilla gjoja ristrukturuese,  reformuese me efekte pas 20 -vjetësh, duke harruar faktin që ka mandat 4 -vjeçar.