Thellohet misteri, mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari i martuar në Angli

377
Sigal

Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez.

Ky detaj i zbuluar nga gazetari Simon Shkreli ka ngritur akoma më shumë mister rreth ngjarjes tragjike që i mori jetën adoleshentes dy ditë më parë.

Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji rreth orës 14:00 të pasdites së mërkurës.

Enisa Doda

Sipas policisë Bajraktari ka dalë nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit.

Ndërkohë ky i fundit i ka thënë uniformave blu se vajzën e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilët sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.

Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Dy të rinjtë dyshohet se ishin njohur në rrjetet sociale.