454 metër/serë dru ahu e prerë në pyjet e Shkodrës, u sekuestruan për 10 ditë

343
280 metër/sere lëndë drusore e prerë në mënyrë ilegale në pyjet e zonës së Vermoshit u sekuestruan nga policia pyjore, gjatë një aksioni të përbashkët me uniformat blu. Lënda drusore transportohej nga 5 automjete, të cilat u bllokuan, ndërkohë autorët u ndaluan dhe u gjobitën me shumën e 500 mijë lekëve.
Bibe Dodaj, drejtor i policisë pyjore thotë se lënda drusore është marrë nga pyjet e Vermoshit
Ai shpreh vendosmërinë për vijimin e aksioneve, veçanërisht në këtë periudhe kur lënda drusore bëhet gati për stinën e dimrit, e japin edhe drejtuesit e ISHMP Shkoder.
Goditja e fenomenit të prerjes së pyjeve është kthyer në fokus të punës së inspektorëve pyjore, përballë edhe situatës alarmante të krijuar me kurorën e gjelbërt në këto 25 vite. Vetëm në 10 ditët e fundit, janë sekuestruar 454 metër/serë dru ahu e prerë në pyjet e qarkut Shkodër.