42-vjeçari ka humbur kontaktet rreth një javë më parë, babai denoncon zhdukjen e djalit në Tiranë

225
Sigal

Një i moshuar ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij.

Sipas kallëzimit në polici nga 74-vjeçari S.E, bëhet me dije se 42-vjeçari R.E., është larguar nga banesa rreth një javë më parë, ndërsa denoncimin për zhdukjen e ka bërë më datë 19. 12. 2021.

Sipas policisë 42-vjeçari i zhdukur vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Informacion-Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.