42 vjeçari i vë flakën banesës së tij në Tiranë, 3 zjarrfikëse në vendngjarje për të shuar zjarrin

145
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një banesë në rrugën Memo Meto në kryeqytet. Sipas burimeve bëhet fjalë për një person me probleme mendore qe i ka vënë zjarrin banesës dhe është asfiksuar dhe vetë. Paraprakisht dyshohet se është dëmtuar lehte.Janë të paktën 3 zjarrfikëse në vendin e ngjarjes që po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.