Aksidentoi rëndë 12-vjeçarin, në kërkim drejtuesi i makinës

599
Sigal

Një fëmijë i moshës 12 vjeç është aksidentuar nga një automjet dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth  orës 10:30 në “Rrugën e Durrësit”. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Mjeti ka goditur këmbësorin e mitur A. C., 12 vjeç, i cili ndodhet në Reanimacionin e S.Q.U., në gjendie jo të mirë shëndetsore”, informon policia.

Ndërkaq, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të këtij mjeti.