2 Prill Dita Botërore e Autizmit, vishu blu

1239
2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe në këtë ditë vëmendja kthehet edhe një herë tek personat të cilët e mbartin atë. Autizmi është një çrregullim neurobiologjik që shfaqet tek fëmijët para moshës 3-vjeçare dhe është i ndryshëm nga individi në individ.
Shpesh ne dëgjojmë të flitet për autizmin, se çfarë është ai, si shfaqet tek fëmijët, si duhen trajtuar këta fëmijë, etj. 
Çrregullimi i spektrit autik vihet re te fëmijët që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra sjelljesh të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, nga pamja e jashtme fizike nuk janë ndryshe nga të tjerët, për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.
Mjekësia deri në ditët e sotme ende nuk e kanë zbuluar shkakun e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen në të gjithë botën por veçanërisht në SHBA. Prandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat ende nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë vetëm një bazë shkencore.
Sipas DSM-IV-R Autizmi është një çrregullim që ne arrijmë ta dallojmë tek fëmijët sepse ai karakterizohet nga dëmtimi cilësor i marrëdhënieve sociale, dëmtimi cilësor i komunikimit dhe dallimi në sjellje i këtyre fëmijëve
Vitet e fundit vihet re një shtim i fëmijëve të prekur nga autizmi dhe nga ana tjetër një ndërgjegjësim i familjarëve për trajtimin e këtyre fëmijëve si çdo fëmijë tjetër normal. 
Në vendin tonë janë të ngritura disa qendra për trajtimin e fëmijëve autikë, në të cilat edhe familjarët marrin mësime mjaft të vlefshme se si duhet të sillen me fëmijët e tyre autik pasi ky sipas studiuesve është një element shumë i rëndësishëm i cili ndihmon si fëmijën që mbart çrregullimin edhe prindin i cili kujdeset për të.
Sigal