15-vjetori i Pavarësisë, shumë qytetarë nga Kosova vijnë në Shqipëri për të festuar

110
Sigal

Të shumtë kanë qenë shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur të festojnë pavarësinë në Shqipëri. Ditën e sotme është shtuar shumë fluksi i qytetarëve në pikën kuftare të Morinës.

Ata kanë preferuar që ditën e pavarësisë ta festojnë në bregdetet shqiptare. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks të shtuar që në orët e para të ditës

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.