114-vjeçarja nuk merrte dot pensionin, drejtoresha e DRSSH Berat: Rasti u dizinformua në media, pasi bëmë verifikimin gjeneruam pensionin e të moshuarës

209
Sigal

Vetëm pak ditë më parë në media u bë publik rasti i nënë Qamiles, 114 vjeç, familjarët e së cilës thanë se kanë pasur vështirësi për të marrë pensionin e saj të pleqërisë me pretendimin se i ka kaluar mosha. Nusja e 114-vjeçares ka folur për mediat dhe ka thënë se vjehrra e saj nuk e kishte marrë pensionin sepse u kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për të vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

Ndërkohë Engjëllushe Llane, Drejtoresha e DRSSH në Berat ka sqaruar edhe rastin në fjalë. Ajo tha se për personat mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe më pas edhe kontakti fizik.

Llane shtoi se në media është dizinformuar kjo çështje, pasi siç shpjegon ajo, pasi djali i të moshuarës ka sjell dokumenta që e ëma jeton, dhe pasi u bë verifikimi fizik, ëshë gjeneruar pensioni i saj.

“Qarku i Beratit mbi 38 mijë pensionstë. Instituti i Sigurimeve bën pagesën e pensionistëve dhe verifikmet dhe saktësimet konform bazës ligjore dhe  përmes kontrolleve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën verifikin e të gjithë pensionistëve mbi 100 vjeç, verifikohen regjistrat dhe kontaktimi fizik që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Kjo sepse këta autorizojnë persona të afërm për tërheqjen e pensionit.

Në lidhje me rastin e zonjës, pensionistes 114 vjeçare, duhet tu informoj për dizinformimin që është bërë në disa media, sikur zonja Qamile nuk ka tërhequr pensionin ose për shkak të moshës nuk i është afruar mundëia e pagëses që nuk janë të verteta. Më datë 25 janar djali i saj ka sjell dokumenta që nëna e saj jeton , pasi bëmë edhe ne verifikimin prezent, më datë 26 gjeneruam pensionin e nënë Qamiles, dhe po në këtë datë u kemi bërë një telefonatë. Më datë 27 agjenti ka cuar pagën përfituese të pensionit“- ka thënë ajo.