Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj po marrin pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e cila zhvillon punimet e saj në Vjenë teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se, ky agresion shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE.
“Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e cila zhvillon punimet, teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë, një ndërhyrje, e cila shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE”, -shprehet Gjiknuri.
“Pjesëmarrja e delegacionit rus në takimin e sotëm ka ngjallur reagim të fortë të pjesës më të madhe të vendeve anëtare të asamblesë. Kjo luftë e padrejtë, të cilës akoma nuk po i duket fundi ka vënë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë globale duke i bërë sfidat e OSBE-së jetike, në kushtet kur parimet bazë të paqes dhe lirisë mbi të cilat ngrihet organizata janë shkelur brutalisht”, -thekson Gjiknuri.






















