Aksidenti tragjik në Elbasan, vdes shoferi, plagosen rëndë prindërit dhe djali (FOTOT)

108
Sigal

Besnik Samurri është viktima i aksidentit të rëndë në Elbasan. Ai humbi kontrollin e mjetit teksa udhëtonte në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë dhe ra në humnerë.

38-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes dhe humbi jetën në vendngjarje.

Aksidenti tragjik në Elbasan, vdes shoferi, plagosen rëndë

Të plagosur kanë mbetur 3 pasagjerët, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku që ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti tragjik në Elbasan, vdes shoferi, plagosen rëndë

Siç duket edhe në pamje, makina që drejtohet nga viktima është bërë copash nga përplasja, ndërsa xhamat e thyer dhe disku i gomave janë përhapur në pyllin me pisha.