Shpëtohen 43 persona përfshirë 7 të mitura nga trafikimi, arrestohen 89 të tjerë nga Policia gjatë Kampionatit Botëror në New York

Policia e New Jorkut (NYPD) ka arrestuar 89 persona në një operacion të gjerë kundër trafikimit të qenieve njerëzore gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit.

Gjatë botërorit, detektivët kanë shpëtuar 43 viktima, prej të cilave 7 janë të mitur. Operacioni u fokusua në identifikimin dhe shkatërrimin e rrjeteve të trafikimit që operonin në qytet.

Sigal

Sipas Inspektorit të policisë Gary Marcus, policia monitoroi me kujdes personat me të kaluar penale të mëparshme dhe ndoqi me vëmendje çdo informacion që vinte nga qytetarët.

Këto masa bënë të mundur ndërprerjen e disa grupeve që shfrytëzonin situatën e rritjes së fluksit të njerëzve gjatë Botërorit.

“Ne kemi ndjekur hapat e personave që kishin të dhëna të mëparshme dhe kemi përdorur çdo informacion që na ka ardhur për të thyer këto rrjete,” deklaroi Inspektori Marcus. Ai theksoi se bashkëpunimi me komunitetin dhe puna e vazhdueshme e detektivëve ishin thelbësore për suksesin e operacionit.

Shpëtimi i 43 personave, përfshirë 7 të mitura, tregon seriozitetin e situatës.

Autoritetet theksuan se çdo viktimë është trajtuar me kujdes dhe është vendosur në një ambient të sigurt.

Operacioni i NYPD-së vjen në një kohë kur qyteti i Nju Jorkut ishte në qendër të vëmendjes botërore për shkak të Botërorit.

Deri tani nuk ka asnjë të dhënë publike që të lidhë çdo kombësi përfshirë shqiptarët me këtë operacion specifik të Botërorit 2026.