Treni i shpejtësisë merr para makinën e mirëmbajtjes, humb jetën një person dhe plagosen më shumë se 50 të tjerë

260
Sigal

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Portugali ku një tren me shpejtësi të lartë dhe një makinë mirëmbajtjeje u aksidentuane si pasojë një person  ka humbur jetën dhe të paktën 50 njerëz të plagosur.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit të Soure në pjesën qendrore të vendit, ku brenda trenit ishin 240 persona.

Mediat kanë njoftuar se ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar sakaq autoriteti kombëtar i operacioneve të ndihmës shtetërore CNOS tha se mbi 160 personel shpëtimi po punojnë në këtë vend, si dhe dy helikopterë mjekësorë.