Sytë e tu, dy fotografë,
kryqëzimi si kryq kishe.
Një sy shkrep puthje në qafë,
tjetri , gushës së magjishme.
I shtrojmë puthjet si çarçafë,
yjet ndezur, pishtarë pishe.
Sytë e tu, det edhe skaf,
sytë e mi, dy dallëndyshe…
— “Një moment”, the, “mbylli sytë.”
Hedh vështrimin si penel.
Njërit gji i hodhe dritë,
tjetrit gji, një blu mantel…
Teksa shoh të tretet vendin tim
Teksa shoh të tretet vendin tim,
Nuk pranon kjo zemër të heshtë.
Largësia ime s’është harrim,
Shpirtin e kam aty, në shesh.
Aty, bashkë me ju, thërret si i marrë,
Ngrihet si dallgë deti me furi.
E ndjej: atdheu digjet zjarr,
Sa dhemb në shpirt kjo dashuri!
Teksa ecni me kokën lart,
Era jua ngre në qiell zërin,
Si balonat e lehta prej karte,
Që duart ua kanë lëshuar perin.
Me qindra mijëra zëra bashkë,
Burra, gra, pleq e fëmijë,
Një glob i tërë s’është më jashtë,
Me ju janë, kuq e zi.




















