Pasi iu hap dera e lirisë ish-drejtoreshës së AKSH-it, e akuzuar për vjedhjen e miliarda lekëve përmes tenderave , dje Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e sekuestros për një apartament në pronësi të Mirlinda Karçanajt. Po ashtu, Apeli ka rrëzuar disa nga sekuestrimet preventive të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme për pasuri dhe asete të tjera të të pandehurve në këtë çështje.
Më herët Gjykata e Lartë, i ka hapur derën e lirisë Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshës së AKSH-it, ta akuzuar për vjedhjen e miliarda lekëve përmes tenderave të organizuar në këtë institucion.Teksa qytetarët shqiptarë prisnin që Karçanaj të burgosej, ndodhi e kundërta, masa e sigurisë iu lehtësua duke e nxjerrë të pafajshme. Ndërsa ditën e djeshme Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndryshojë pjesërisht vendimin e shkallës së parë në lidhje me sekuestrimin preventiv të pasurive të disa prej të pandehurve në dosjen e njohur si ajo e AKSHI-t. Vendimi prek ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe biznesmenët Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.Gjykata e Apelit ka vendosur të heqë masën e sekuestros për një apartament në pronësi të Mirlinda Karçanajt, si edhe për një apartament që i atribuohet Ergys Agasit.Po ashtu, Apeli ka rrëzuar disa nga sekuestrimet preventive të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme për pasuri dhe asete të tjera të të pandehurve në këtë çështje.Për Gëzim Hoxhën, gjykata ka shfuqizuar sekuestron mbi asetet e një shoqërie private në vlerën 123.6 milionë lekë. Në rastin e Andis Papës, janë zhbllokuar fondet e dy subjekteve të ndryshme, me vlera përkatësisht 410.5 milionë lekë dhe 94.4 milionë lekë.Ndërsa për Elision Jorgjin, Apeli ka vendosur heqjen e sekuestros preventive mbi asetet e kompanisë së tij, të vlerësuara në rreth 100.8 milionë lekë.Vendimi i fundit përbën një ndryshim të pjesshëm të masave të sigurisë pasurore të vendosura më herët nga Shkalla e Parë, ndërsa procesi gjyqësor për dosjen e AKSHI-t vijon ende. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, më datë 02.06.2026, disponoi për çështjen penale nr. 20 akti, datë 19.05.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.P, M.K, E.B, A.K, Shoqëria “*”, Shoqëria “*”, Shoqëria “*”: “Ankim kundër vendimit nr. 289, datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme”, vendosi: Ndryshimin pjesërisht të Vendimit nr. 289, datë 20.04.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i takon personit nën hetim Z. G.H.Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përsa i takon kërkimit të sekuestrimit të aseteve të shoqërisë * sh.p.k. në shumën 123.629.664 Lekë, duke urdhëruar heqjen e sekuestros së ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të KonfiskuarA”, thuhet në njoftim.




















