Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, njëri prej drejtuesve të mjeteve është në gjendje të rëndë.
Ai kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


























