ADS, kompania e re që fut në sqetull 345 patronazhistë që do kenë “çelësat” e sigurisë

AKSHI, funksionoi si ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, milionat dhe taksat e shqiptarëve. Ja si 4.3 milionë të dhëna sensitive të AKSHI-t u përdorën për profilizim politik dhe rrjedhje në treg të zi. Pasi i doli boja AKSHI-t për sigurinë digjitale, në afërsi të zgjedhjeve vendore përpos tenderave nga ADS , duket se është menduar dhe për patronazhistët të cilëve do i besohen  “çelësat” e sigurisë së të dhënave të shtetit dhe shqiptarëve, nën tagrin e një institucionit të ri ADS, me paga mbi 3 mijë euro në muaj.

AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, milionat, të dhënat sensitive dhe taksat e shqiptarëve

NOA

ADS, kompania e re që fut në sqetull 345 patronazhistë që do kenë “çelësat” e sigurisë së të dhënave të shtetit dhe shqiptarëve

Pasi i doli boja AKSHI-t për sigurinë digjitale,në afërsi të zgjedhjeve vendore përpos privatizimit të tenderave nga ADS , duket se është menduar dhe për patronazhistët që do jenë në ndjekje të të dhënave të shqiptarëve nën tagrin e një institucioni tjetër (Albanian Digital Solution”) simotër e AKSHI-t që me paga tepër të majme, mesatarisht 3 mijë euro, punonjësve do i besohen  “çelësat” e sigurisë së të dhënave të shtetit dhe shqiptarëve. Ky transferim do i kushtojë taksapaguesve  në një muaj rreth 1 mln euro dhe në vit rreth 12 mln euro.

INFO

Si 4.3 milionë të dhëna të AKSHI-t u përdorën për profilizim politik dhe rrjedhje në treg të zi

Databaza e patranozhistëve që kishte dhënat e të gjithë shqiptarëve u ndërtua nga një grup prej 5 vetash, punonjës të AKSHI-t, të cilët kanë marrë databazën e Gjendjes Civile, të kompanisë ALEAT, CEZ, si dhe faturat e dritave, ujit, policisë, gjobat, të dhënat e legalizimeve etj. Ato u gjeneruan nga numri dy i AKSHI-t, ku  vetëm për Tiranën kishte 980 mijë ishin të sigurisë së lartë.

Pas skandalit korruptiv , ku AKSHI u kthye në simbol të dështimeve në sigurinë digjitale dhe SPAK zbuloi ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye të AKSHI, që kontrollonte tenderat prej dhjetra milionë euro të infrakturës digjitale të shtetit. Qeveria miraton kalimin në një “dorë” miliardat e tenderëve të AKSHI-t dhe sekretet e shtetit te një kompanie IT e quajtur Albanian Digital Solution”. Kompania do ketë në dorë sekretet shtetërore.Kështu në afërsi të zgjedhjeve vendore përpos privatizimit të tenderave pasi i doli boja AKSHI-t ,duket se është menduar dhe për patronazhistët që do jenë në ndjekje të të dhënave të shqiptarëve me paga tepër të majme,kur flitet për mbi 3 mijë euro.

Në letër, qeveria ka tentuar të ndajë rolet duke e pozicionuar AKSHI-n si autoritetin rregullator, strategjik dhe pronarin e të dhënave që harton politikave digjitale, ndërsa ADS-në si krahun operacional që bën punën praktike në terren.Megjithatë, objekti i gjerë i punës së ADS-së në fushën e mirëmbajtjes së e-Albania-s dhe sigurisë kibernetike përputhet pothuajse plotësisht me kompetencat që ka pasur AKSHI deri më sot. Dallimi kryesor mbetet te fleksibiliteti tregtar, pasi ADS mund të marrë kredi dhe mund të ofrojë shërbime me pagesë për kompanitë private.

Pas vendimit për krijimin e shoqërisë së re aksionare shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS), e cila ka marrë tashmë një kapital fillestar prej 700 milionë lekësh (7 mln euro) nga buxheti i shtetit, zbardhet edhe struktura e plotë organizative e këtij entiteti të ri publik.Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani simotër e AKSHI-t pritet të ketë një peshë financiare të konsiderueshme mbi buxhetin e shtetit, për shkak të premtimit publik për të aplikuar paga mjaft të larta, konkurruese me sektorin privat, me qëllim thithjen e ekspertëve më të mirë të tregut të teknologjisë.Dokumenti zyrtar tregon një strukturë piramidale ku në krye qëndron Asambleja e Përgjithshme, e ndjekur nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori (i cili drejton edhe një Kabinet të dedikuar dhe Njësinë e Auditit të Brendshëm). Poshtë tyre, aktiviteti operacional është ndarë në pesë departamente kryesore:Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve (22 punonjës), I cili do të fokusohet në menaxhimin e projekteve, analizën e biznesit dhe strategjitë e inovacionit.Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital me rreth101 punonjës Përfshin Zhvillimin e Softëare-ve me 26 punonjës, DevOps dhe Cloud, Arkitekturën e Sistemeve, Inteligjencën Artificiale & Analitikën me 10 punonjës) dhe një grup masiv prej 49 punonjësish në ekipet e dedikuara.Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës (77 punonjës), do të kujdeset për mirëmbajtjen e përditshme, mbështetjen teknike me 22 punonjës, menaxhimin e të dhënave në Data Center dhe Rrjetin e Komunikimeve.Departamenti i Sigurisë Kibernetike (46 punonjës): përfshin Qendrën e Operacioneve të Sigurisë (SOC) me 21 punonjës, një “Red Team” për testime sulmesh, një njësi CSIRT për reagim ndaj rreziqeve dhe sektorin e Qeverisjes së Riskut.Departamenti Korporativ me 49 punonjës mbulon pjesën administrative, si Financën, Burimet Njerëzore, drejtorinë juridike dhe Prokurimet.

Kosto e personelit nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por pagat aktuale që ofrohen në tregun e TIK në Shqipëri për pozicione të tilla të nivelit të lartë ku pagat mesatare për programuesit, ekspertët e sigurisë dhe inxhinierët cloud variojnë nga 1,500 euro deri në mbi 3,000 euro neto në muaj.Ky nivel shpenzimesh shpjegon edhe arsyen pse qeveria i ka dhënë kësaj kompanie të drejtën të operojë si një biznes privat. Ajo do të lejohet të caktojë vetë çmimet e shërbimeve dhe kostot operacionale për institucionet shtetërore që i drejtohen, si dhe të gjenerojë të ardhura nga ofrimi i shërbimeve për kompanitë private, duke u përpjekur të vetëfinancohet përtej kapitalit fillestar shtetëror.

Funksionet zyrtare të ADS

Sipas funksioneve në Qendrën Kombëtaret ë biznesit, qeveria shqiptare ka përcaktuar zyrtarisht gamën e plotë të operacioneve për Shoqërinë e re aksionare shtetërore. Objekti i veprimtarisë ADS shtrihet nga administrimi i infrastrukturës publike e deri te partneritetet strategjike me sektorin privat, brenda dhe jashtë vendit.Në qendër të misionit të kësaj shoqërie është zhvillimi, operimi, mirëmbajtja dhe mbështetja teknike e sistemeve dhe platformave digjitale, si dhe administrimi i plotë i infrastrukturave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.Përtej funksioneve të pastra qeveritare, Shoqëria do të ketë një shtrirje të gjerë edhe në tregun e lirë, duke ofruar shërbime digjitale dhe mbështetje për transformimin teknologjik si për institucionet publike, ashtu edhe për subjektet private. Për të realizuar këtë, legjislacioni i ri i njeh kompanisë të drejtën për të kryer aktivitete studimore, projektuese dhe konsulenca të specializuara në fushën e TIK-ut, si dhe të ofrojë shërbime të tjera shtesë që përputhen me qëllimin e krijimit të saj.Një element kyç që dëshmon fleksibilitetin e kësaj strukture është liria e zgjeruar në operacionet tregtare dhe financiare. Për të përmbushur objektivat e saj, Shoqëria është e autorizuar të bashkëpunojë ngushtë me persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj. Mbi të gjitha, statusi i ri i lejon asaj të investojë në mënyrë direkte ose tërthore duke hapur veprimtari të reja, duke krijuar shoqëri të tjera, apo duke marrë pjesë me kapital në kompani të ndryshme brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.Kjo strukturë e re ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi dublimin e mundshëm të funksioneve me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në letër, qeveria ka tentuar të ndajë rolet duke e pozicionuar AKSHI-n si autoritetin rregullator, strategjik dhe pronarin e të dhënave që harton politikave digjitale, ndërsa ADS-në si krahun operacional që bën punën praktike në terren.Megjithatë, objekti i gjerë i punës së ADS-së në fushën e mirëmbajtjes së e-Albania-s dhe sigurisë kibernetike përputhet pothuajse plotësisht me kompetencat që ka pasur AKSHI deri më sot. Dallimi kryesor mbetet te fleksibiliteti tregtar, pasi ADS si shoqëri aksionare nuk ka tavan pagash për ekspertët, mund të marrë kredi dhe mund të ofrojë shërbime me pagesë për kompanitë private. Suksesi i kësaj reforme do të varet nga aftësia e të dyja strukturave për të mos mbajtur stafe paralele teknike për të njëjtat shërbime, çka do të shmangte një fryrje të panevojshme të shpenzimeve publike.