Yeffet mori kompaninë KAYO për të futur duart në buxhetin e shtetit dhe grabitur pronat e ushtrisë
SOMARIO: Ron Yeffet, i cili ka marrë në dorë kompaninë shtetërore të armëve KAYO, si një një instrument për të futur duart në buxhetin e shtetit si dhe për të shtrirë kontrollin tek pronat e ushtrisë. Yeffet shfrytëzon lidhjet me pushtetin për të fituar prona publike, kontrata shtetërore apo monopole tregu, ndërsa operon si sekseri kryesor për përfitimin e parave dhe pasurive publike për një rreth biznesmenësh shqiptarë dhe të huaj.
Ron Yeffet, i cili fle tek Vila Qeveritare në ish Bllok, po hetohet nga disa vende anëtare të NATO-s, si i dyshuar si personazhi që fshihet pas kompanisë së armëve ELBI SYSTEM, e dyshuar për lidhje me qarqet ruse dhe kineze. Ai u ka premtuar biznesmenëve se do t’u marrë tendera dhe koncensione, prona të piketuara publike
Çdo qeveri shqiptare duket se ka Fazlliçin e saj. Nëse Sali Berisha kishte serbo boshnjakun Damir Fazlliç, për të cilin kishte vendosur në dispozicion qeverinë e tij, duke pastruar para me të dhëndrin dhe të bijën, një Fazlliç ka nisur të shfaqet pas perdeve të qeverisë Rama në fund të mandatit të tretë dhe në fillim të mandatit të katërt. Bëhet fjalë për rrufjanin izraelit Ron Yeffet, i cili ka marrë në dorë kompaninë shtetërore të armëve KAYO, si një një instrument për të futur duart në buxhetin e shtetit si dhe për të shtrirë kontrollin tek pronat e ushtrisë.I konsideruar si personazhi më me ndikim për momentin tek kryeministri dhe si njeri që hap çdo derë të pushtetit, Ron Yeffet është shpallur non grata për mashtrim me pasoja të rënda nga disa vende nga Afrika deri në Evropë.
Ron Yeffet fle në vila qeveritare
Ron Yeffet, i cili fle tek Vila Qeveritare në ish Bllok, po hetohet nga disa vende anëtare të NATO-s, si i dyshuar si personazhi që fshihet pas kompanisë së armëve ELBI SYSTEM, e dyshuar për lidhje me qarqet ruse dhe kineze.Yeffet shfrytëzon lidhjet me pushtetin për të fituar prona publike, kontrata shtetërore apo monopole tregu, ndërsa operon si sekseri kryesor për përfitimin e parave dhe pasurive publike për një rreth biznesmenësh shqiptarë dhe të huaj. Ron Yeffet, i cili prezantohet kudo si dora më e besuar e kryeministrit, duke mashtruar biznesmenë dhe folur në emër të kryeministrit, dyshohet për lidhje edhe me një kompani shqiptare armësh, përfituese tenderash sekretë, me lidhje me grupe në Kolumbi. Disa biznesmenë shqiptarë mësohet se po e kërkojnë Yeffet, pasi u ka marrë miliona euro duke u dalë garant se do t’u mbarojë punët që kanë me pushtetin qëndron dhe lokal.Disa po shohin mundësinë për t’a kallëzuar në Prokurori për mashtrim, të tjerë po e kërkojnë brenda dhe jashtë vendit për t’i kërkuar llogari për pazaret që kanë mbetur pezull. Ai u ka premtuar biznesmenëve se do t’u marrë tendera dhe koncensione, prona të piketuara publike, statuse të investitorit strategjik, leje ndërtimi për kulla dhe resorte etj.Ron Yeffet, ish-konsull nderi i Senegalit në Tel Aviv, është nën hetim nga drejtësia senegaleze për marrëveshje të dyshimta në lidhje me përvetësimin e disa pronave shtetërore.
Lidhjet e Yeffet
Yeffet kishte përfituar një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë bregdetare në zonën Plateau të Dakarit, ku planifikonte ndërtimin e një marine dhe disa kullave rezidenciale. Një projekt si ai që parashikohet nga biznesmeni Alabbar në Portin e Durrësit. Por projekti i izraelitit Yeffet nuk u realizua kurrë. Kjo për shkak të ndryshimit të pushtetit në mars 2024 në Senagal. OFNAC, Zyra Kombëtare për Luftën kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, e bëri publik dosjen dhe vendosi rishikimin e kontratës.
Mashtrimet e biznesmentit izraelit
Në Shqipëri, mashtruesi izraelit qëndron (sidomos dy vitet e fundit) pas një karteli kompanish të regjistruara në Tiranë me aktivitet të dyshimtë. Emri i Ron Yeffet është i lidhur me kompanitë UNO18, TIMAK DEFENCE, Timak, Timac, ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, 1820 Albania, 1820 Black Oil etj., me veprimtari në fushën e armëve, naftës, parasë elektronike, konstruksioneve metalike etj.Ron Yeffet rezulton të jetë ortak me izraelitin Asaf Barazanin, i cili rezulton pronar i “Casino Vlora” dhe dyshohet për lidhje me grupin mafioz “Milton” që operon në fushën e Call Center, të akuzuara për përfitimin e miliona eurove përmes mashtrimit të qytetarëve europianë, kryesisht në Spanjë, të hetuar nga Europol dhe Eurojust. Yeffet rezulton ortak në disa kompani edhe me Sinan Idrizin, i njohur për mashtrime ndërkombëtare, pastrim parash dhe afera. Në vitin 2018, të dy bashkë, përmes kompanisë “Mifol Inert sh.p.k.”, shfrytëzuan zhavorrin dhe çakullin e lumit Vjosë pa leje, për ndërtimin e pistës së aeroportit të Vlorës. Po atë vit, Idrizi krijoi “MDN Investment sh.p.k.” për ndërtim aeroportesh dhe menaxhim terminalesh, shkruan Prapaskena. Vetëm pak muaj pas themelimit, aksionet u shitën formalisht te bashkëshortja dhe vajza e tij, Najada dhe Rejana Idrizi, si dhe te Yeffet.Më pas, përmes shit-blerjeve fiktive, kompania kaloi sërish nën kontrollin e familjes Idrizi, duke mbetur e lidhur direkt me “Air Albania”. Skema është e qartë: kompani fantazmë, shit-blerje aksionesh brenda familjes dhe transferime te sekserë ndërkombëtarë si Yeffet, për të mbuluar pastrimin e parave dhe për të fshehur pronësinë reale.Në janar të këtij viti, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi publikisht se kryeministri i kishte kërkuar t’i shiste borxhin publik të Shqipërisë z. Yeffet.



















