Gëzim Zilja: Heshja e pakuptimtë e opozitës për çështjet Sazani, Zvërnec, Nartë dhe Akërni

Gëzim Zilja

Toka e rrethuar është pronë private apo e fshatarëve të zonës!? Kryeplaku i Zvërnecit tha se janë toka të zvërneciotëve dhe ai kishte qenë kryetar i ndarjes së atyre tokave. Kujt i fshihet kryeministri?

Në situatën e sotme regjistri i qeveritarëve të korruptuar është në faqet e fundit dhe duhet një i ri me më shumë fletë, për të ardhmen. Po përmend punën e shkëlqyer të opozitës me denoncimet e saj pranë SPAK-ut, ku sigurisht punën më të madhe e ka bërë Partia Demokratike. Një punë e lavdërueshme që ka nxjerrë në dritën e diellit jo vetëm në Shqipëri, por në Europë e Amerikë se Edi Rama është një aventurier, që për t’u pasuruar dhe mbajtur pushtetin po fal e jep me qera gjithçka me vlerë që ka Shqipëria, Atdheu i shqiptarëve. Veç vjedhjes së parave publike, nëntoka e Shqipërisë, veçanërisht nafta dhe mineralet, pasuri miliardëshe u janë falur të huajve dhe punonjësit në këta sektorë bëjnë një jetë skllavi. Që nga viti 2013, KM-ja po jep me dhe pa qera ( transparencë zero) 10 ha në Lezhë për burg në llogari të Italisë, një fshat të tërë (minë me sahat) muxhahidëve iranianë, që as Zoti nuk e di me se merren, tokë e det falas arabëve, Portin e Durësit me vlerë 2 miliard euro, grekëve nja dhjetë ha në Roskovec për termocentral, francezëve tokë pa hesap për park, ishullin e Sazanit që Ivanka tani posht e përjetë shprehet “Ishulli im i dashur,” tokë në Pashaliman një biznesmeni italian, ish bazat detare, vende të bekuara nga zoti oligarkëve e të huajve etj etj. Tashmë në këtë zhvatje ( po i rrjepin dhe lëkurën) të ethëshme, që po i bëhet popullit shqiptar del ( do dalin dhe të tjera) dhe problemi i rrethimit të bregdetit dhe detit me tela me gjemba, që ruhet nga policia e shtetit, rreth 600 ha tokë kryesisht pylli i virgjër dhe 15 km bregdet. Një grup i vogël vlonjatësh mëtuan të bënin një protestë diku në Portonovo. Habia ishte e madhe: As repartet ushtarake dhe burgjet e Enver Hoxhës nuk kanë qenë të rrethuara me mur teli katër metra të lartë zbukuruar me tela me gjemba si në Gaza. I pyetëm këta policë bij të popullit, ( doli që ishin bij të rilindjes) se çfarë mbronin aty? Ata rrinin drejt e tundin shkopinjtë e gomës. Vlora me ata pak vlonjatë që i kanë mbetur do të dijë:

  1. Toka e rrethuar është pronë private apo e fshatarëve të zonës!? Kryeplaku i Zvërnecit tha se janë toka të zvërneciotëve dhe ai kishte qenë kryetar i ndarjes së atyre tokave. Kujt i fshihet kryeministri?
  2. Flitet për zhillim dhe përparim. Dakord. Po pse nuk i bëhet me dije popullit të atyre zonave ky plan zhvillimi? Banorët njëzëri pohonin se pasi të rruhet e qethet mirë me brisk berberi pylli mijëra vjeçar, do ndërtohet një qytezë me pallate e vila për izraelitët, që e kanë blerë tokën!?
  3. Çfarë përfitojnë banorët e atyre zonave nga ky zhvillim? Do dalin si rruar qethur apo do vihet parrulla: Ndalohet hyrja për qentë endacakë dhe banorët e Zvërnecit, Nartës e Akërnisë!
  4. Pse hesht opozita e bën gjumin e Ariut tani në prag vere, për këtë gjëmë që po i bëhet Vlorës dhe Shqipërisë!?
  5. Të gjithë ato vende që pëmendëm në hyrje të shkrimit përfshi Sazanin dhe bregedetin e Zvërnecit, për 99 vjet nuk do të jenë nën sovranitetin e Shqipërisë. Po Shqipëriza një ishull mezi e ka dhe është kaq e vogël e nuk ka tokë, për të dhuruar e shitur horrat e Shqipërisë. Ka shumë shtete në botë që nuk lejojnë shitjen e tokës të huajve. Opozitë e madhe PD dhe ju çerrat e vegjël që doni pushtet Arlindi, Agroni dhe Adriatiku, mos ua ka ngrënë macja, apo maçoku gjuhën që heshtni si gurë varresh? Po dhurohet e shitet Shqipëria nga tradhëtari Rama!? Si ju zë gjumi juve që kërkoni të merrni pushtetin? Po edhe në qofshin biznesmenë amerikanë apo bijtë e Trampit, ju do të falni copa nga mishi i Atdheut, që është larë me gjak shqiptari për të ardhur në pushtet!? Dmth ju me pjellat e tuaja të siguroni të ardhmen prej miliarderësh, duke shitur Atdheun? Kërkoni transparencë dhe protestoni, ndryshe edhe ju jeni po aq tradhëtarë sa Edi Rama në lidhje me Shqipërinë!
NOA