
Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf“

Blerina Llalla
Redaktore për politikën
Shqipërisë i mungon liria dhe më shumë besueshmëria.Vende si Gjermania me liri ekonomike, janë shumë më pak të ndjeshme ndaj ryshfetit
Njerëzit jo vetëm që vuajnë ekonomikisht nga korrupsioni, por duhet të pranojnë edhe më shumë kufizime në liritë e tyre: lirinë e shtypit, lirinë e mendimit, barazinë arsimore, mbrojtjen e pronës, lirinë për veprimtari investimi.
Martin Henze, Ish-Këshilltar Ekonomik i Kancelares Merkel. Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë së Këshillit Ekonomik të CDU-së Veriore, Gjermani, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Ekonomik, Berlin si dhe CEO i Këshillit Strategjik Ndërkombëtar GSK, në intervistën për “Telegraf.al“ ka analizuar vjedhjen e pasurisë popullore dhe fondet ndërkombëtare prej 12 vitesh , ku qeveria autokratike është ndjerë të legjitimuar nga zgjedhjet e manipuluara duke i vjedhur të ardhmen shqiptarëve. Henze gjithashtu nuk ka la pa përmendur drejtësinë e nënshtruar , arrestimet e liderëve opozitarë, varfërinë , korrupsionin dhe se çfarë duhet të bëj Shqipëria. Mungesa e patriotizmit po e dëmton vendin Shqipëria duhet të qeveriset sërish nga shqiptarët.Ja intervista e plotë

Çfarë e kërcënon sipas mendimit tuaj të ardhmen e Shqipërisë?
Nga politika e brendshme është vjedhja e pasurisë popullore dhe fondeve ndërkombëtare nga ekzekutivi tejet i korruptuar Rama, që ekziston prej 12 vitesh. Kjo çon ndërkohë në kriminalizimin dhe shfrytëzimin e të gjithë shtetit, në mungesën e perspektivës për shumë familje shqiptare për të qenë të lumtur në atdheun e tyre, në copëtimin e familjeve të tëra, në rritjen eksponenciale të një shteti shqiptar të drogës, në një sistem arsimor dhe shëndetësor katastrofik dhe mungesë të investimeve serioze të huaja dhe vendase.
Kësaj i shtohet lufta e Ukrainës, lufta aktuale ekonomike midis Trump dhe pjesës tjetër të botës dhe autokratëve të tjerë në Ballkan.
Por edhe preokupimi i përjetshëm i njerëzve në Shqipëri me rrjetet sociale. Në vend që të përqendrohen më shumë te miqtë dhe familja ose tek e ardhmja e tyre.
Mungesa e dijes historike dhe paaftësia në rritje e shumë njerëzve për të kuptuar dhe mbajtur mend fakte komplekse janë një problem real jo vetëm në Gjermani, por edhe në Shqipëri.
Autokratë si tek ju në Shqipëri, Edmond Rama në Shqipëri dhe shokët e tij Veliaj, Balla, Basha dhe Alibeaj janë një problem ekzistencial për Shqipërinë.
Për 12 vjet, Rama dhe horrat e tij janë ndjerë të legjitimuar nga zgjedhjet e manipuluara dhe kanë plaçkitur vendin, gjë që në fakt ka bërë që të vidhet e ardhmja e shqiptarëve.

Shqipëria është bërë më e varfër në 12 vitet e fundit?
Po, sigurisht, por po humbet edhe të ardhmen. Humbja e një të ardhmeje në vendin e vet, e lirisë personale dhe e aftësisë për të jetuar me familjen – nuk mund të ketë humbje më të madhe.
Çfarë ju shqetëson gjatë vizitave në Shqipëri?
Sa herë që jam në Shqipëri, pyes veten se ku kanë shkuar miliarda eurot e komunitetit ndërkombëtar, paratë e taksave të Gjermanisë dhe SHBA-së dhe ku kanë shkuar miliona lekë nga taksapaguesit shqiptarë.
Unë nuk shoh një infrastrukturë funksionale, sistem shëndetësor, arsimor dhe bujqësi në rritje, apo edhe sektorët e tjerë prodhues që janë një katastrofë. Miliona shqiptarë e kanë braktisur vendin në 12 vitet e fundit. Një pjesë e madhe e të ardhurave duket se ka devijuar në xhepat e udhëheqjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë, e kryesuar nga Rama, Balla dhe Veliaj. Qeveria Rama duket se përbëhet vetëm nga kriminelë; disa nga anëtarët e qeverisë janë në arrati, të tjerët janë në burg ose janë dënuar sa për tu dukur.
Rama është kumbari ! Gazeta BILD e quan atë si qeveria MAFIA, duket të jetë i përfshirë në skandalin korruptiv të Mc Gonigal, një nga miqtë e tij më të mirë, Soros Junior e viziton rregullisht Ramën,dhe me sa duket e këshillon atë. Rama ka një aleancë të fortë me Sorosin. Kjo nuk i pëlqen Donald Trumpit, Vances dhe as mua. Spekulatorët e bursës nuk janë këshilltarë të një shteti. Pas zgjedhjes së Trump, Rama fshiu shumë foto të tij dhe të familjes Soros, një tjetër sekëlldi e shkaktuar nga ky maskara. Po kjo duhet të pëfundoj tani.
Që kur Rama erdhi në pushtet në 2013, Shqipëria ka parë rritje eksponenciale në trafikun e drogës për kokainë dhe amfetaminë nga Amerika e Jugut, pastrim parash, korrupsion qeveritar dhe për logjistikën e refugjatëve. Drejtësia i është nënshtruar Ramës. Ish-bashkëshortja menaxhon dosjet e administratës gjyqësore në një korporatë private. Një mënyrë shumë e mirë për të manipuluar dosjet, në tavolinën e kuzhinës, në shtëpinë e Ramës. Shqipëria rrezikon të degjenerojë në një republikë banane.
Me një qeveri të tillë, një qeveri kriminelësh nuk mund të funksionojë asnjë shtet ligjor, asnjë demokraci, asnjë ligjzbatues, pra asnjë shtet i orientuar drejt së ardhmes në vetvete. Seminaret e OJQ-ve politike në Shqipëri që merren me reformën përsërisin vazhdimisht vizione, duket se vuajnë edhe mungesën e lidhjes me realitetin dhe kjo duhet të ndryshojë edhe nga ana e Uashingtonit dhe Berlinit.
Politikanët e opozitës u burgosën dhe izolohen me radhë madje edhe u arrestuan pa prova dhe dhunshëm nga SPAK. Rama dominon SPAK-un dhe pengojë opozitën të fitonte zgjedhjet parlamentare të majit 2025.
A mund të quhet SPAK-u i pavarur në këto kushte, sipas parametrave Perëndimore ?
SPAK-u nuk mund të funksionojë në një shtet të padrejtë ligjërisht. Ne njohim mënyra të tilla veprimi vetëm nga Moska, Koreja e Veriut dhe Irani. Kjo duhet të ndryshojë tani. Shqipëria ka nevojë për një shtet kushtetues teknikisht funksional dhe të pranuar nga popullata, si dhe një autoritet antikorrupsion që funksionon në përputhje me shtetin ligjor. Këtë na e ka pohuar edhe Sali Berisha dhe ne do ta mbështesim në këtë çështje.
Shqipëria ka ndërkohë më pak se 1.8 milionë banorë, shqiptarët po votojnë me këmbët dhe valixhet e tyre dhe po lëvizin jashtë vendit, në 12 vitet e fundit më shumë se 1.6 milionë shqiptarë janë arratisur nga kjo qeveri dhe nga ardhmja e munguar në Shqipëri. Nëse vazhdohet kështu, kultura shqiptare dalëngadalë do të vdesë dhe gjuha shqipe shumë e rëndësishme për kulturën mund të humbasë. Një tragjedi e vërtetë ndërkombëtare, e cila po shpaloset.

Vetë Ramiz Alia dhe Enver Hoxha nuk do të kishin lejuar kurrë që Shqipëria të shndërrohej në një shtet droge dhe si rrjedhojë të shkatërrohej kombi shqiptar. Unë mendoj se ata do ta kishin ndjekur Ramën dhe shokët e tij nëpër qytet për atë që i bënë popullit shqiptar dhe do t’i kishin pushkatuar, ndoshta është e vetmja gjuhë që kuptojnë maskarenj të tillë.
Por ato ishin kohë të tjera. Në maj të vitit 2025, populli shqiptar duhej të parandalonte mashtrimet zgjedhore dhe të marrë një vendim politik dhe kjo mund të shkojë vetëm në një destinacion: Tërheqjen nga qeveria kriminale Rama. Fundja duhet kuptuar se Rama, nuk është as me origjinë shqiptare; paraardhësit e tij ishin ciganë rumunë, gjë që duket se shpjegon politikat e tij shkatërruese, kriminale, urrejtjen ndaj popullit shqiptar, ADN-së shqiptare dhe mungesën e patriotizmit të tij, po e dëmton Shqipërinë. Shqipëria duhet të qeveriset sërish nga shqiptarët.

Korrupsioni është një temë masive në Shqipëri, si në shumë vende të tjera të varfra?
Kështu është, gjërat nuk mund të vazhdojnë siç janë tani dhe ne nuk do ta mbështesim më Shqipërinë nëse zgjidhet sërish qeveria MAFIA Rama. Një qeveri e tillë maskarenjsh nuk do të gjejë të ardhme në Perëndim.
Çfarë duhet bërë në Shqipëri?
Së pari, vetë komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të bëhet vetë më autentik. E shihni, ka shumë vende, në Kinë dhe Rusi, por edhe në Evropë dhe SHBA ne kemi probleme gjithashtu me korrupsionin. Pra ne nuk mund të ndjekim një politikë zero tolerance ndaj korrupsionit në vende si Shqipëria, duke e trajtuar kombin si një fëmijë të vogël që duhet të edukohet dhe për shembull, duke mbajtur partneritete me regjime të tjera shumë të korruptuara, disa prej të cilave madje janë të përfshirë në krime lufte, ose duke festuar së bashku me kryeministra të korruptuar si Rama, siç ka bërë gjithmonë me kënaqësi ish-ambasadorja e SHBA-së Kim, një besnike e Blinkenit.
Pra, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të jetë më papnor se Papa. Ne duhet të vendosim se çfarë duam ndërkombëtarisht në Shqipëri dhe më pas të lutemi të veprojmë në mënyrë konsistente që të ruhet besueshmëria dhe pranimi ynë në Shqipëri, përndryshe do të lindë kaos i mëtejshëm dhe një zinxhir problemesh. Ne gjermanët dhe amerikanët jemi të përfshirë në kaosin e Shqipërisë. Po kjo duhet të ndryshojë. Po çfarë duhet të bëj Shqipëria? Fatkeqësisht nuk mund të jap një përgjigje të thjeshtë. Shërbimet ndërkombëtare të sigurimit kanë paralajmëruar prej kohësh dhe vëzhgojnë Edmond dhe Olsi Ramën, Bashën, Ballën, Alibeajn. Bëhet fjalë për një problem sistemik në Shqipëri për sa kohë është në pushtet qeveria e korruptuar Rama. Thënia e vjetër: “Peshku qelbet nga koka” e përmbledh mirë këtë gjendje.
Së dyti, duhet të kuptojmë se çfarë kuptojmë me korrupsion në Shqipëri dhe më pas të nxjerrim pasojat prej tij.

Si duhet kuptuar kjo?
Pasojat e korrupsionit janë të njohura dhe njëkohësisht janë edhe shkaktarët e tij. Korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, kujdeset për një sistem më të keq shëndetësor dhe arsimor, shkatërron kapitalin social dhe kështu nxit mosbesimin e popullsisë shqiptare ndaj politikës dhe administratës për 12 vjet. Korrupsioni krijon joefikasitet, d.m.th shërbimet, produktet dhe infrastruktura prodhohen më shtrenjtë se ç’duhet ose në cilësi më të dobët. Përveç kësaj, jo vetëm sasia, por edhe cilësia e investimeve publike po vuan, pasi shpenzimet për shpenzimet sociale dhe infrastrukturore, ndër të tjera, janë në rënie. E shpehur thjesht, pothuajse asgjë nuk arrin tek përdoruesi, pra tek popullsia shqiptare.Vetëm pak para zgjedhjeve, siç ndodh sërish tani, autokrati shpërndan dhurata, punë. Kjo është e papranueshme. Financimi indirekt i fushatës përmes keqpërdorimit të mundshëm të ndihmave financiare ndërkombëtare. Ky është një përvetësim i fondeve ndërkombëtare dhe taksave shqiptare.
Po ku është SPAK ?
Ku është SPAK ? Asnjë aktivitet ! E gjithë kjo pengon zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe aftësinë e vendit për të zbatuar reformat e nevojshme, si investime më të mira të huaja ose burokraci më të shpejta. Nevojat bazë të popullsisë shqiptare, si aksesi në arsim apo shërbime shëndetësore, nuk mund të përmbushen siç pritej. Sidomos në Shqipërinë veriore dhe jugore, por edhe në qytete, mungon infrastruktura funksionale, e cila nga ana e saj krijon një terren pjellor për korrupsion për të marrë këto të mira të nevojshme – një rreth vicioz. Po ju jap një shembull. Shteti shqiptar donte të ndërtonte një lidhje hekurudhore shumë të dobishme midis qytetit portual të Durrësit dhe qytetit të Tiranës. Kishte shpallje të mëdha,prezantime Poëer Point shumëngjyrëshe. Prezantimet, marrëveshjet janë ratifikuar dhe po mblidhen fonde ndërkombëtare për këtë projekt.

Çfarë po ndodh tani?
Kaos !
Çfarë kuptimi ka kjo praktikisht?
Ndikimi avullues i korrupsionit në Shqipëri reflektohet në tregues alternativë të prosperietit si mirëqenia e përgjithshme dhe kënaqësia nga jeta. Tendencat e arratisjes në Shqipëri janë rritur në mënyrë eksponenciale që nga viti 2013. Treguesi se do të bëhen “të lumtur” është dukshëm më pak i theksuar në Shqipëri. Lufta kundër korrupsionit është vetëm 30% një çështje teknologjie, pra reforma ligjore, por 70% një çështje pranimi dhe respekti nga popullata.
Nga njëra anë, mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin është një politik profesionale sociale dhe ekonomike. Politikat e qeverisë Rama janë katastrofike. Shqipëria si vend biznesi ka vetëm produktivitet më të ulët të punës dhe kapitalit. Burime të pakta devijohen në fusha joefikase, pra aktivitete më pak produktive, përmes korrupsionit. Detyrat që premtojnë ryshfete të larta preferohen mbi ato që do të ishin më të rëndësishme për kompaninë ose shoqërinë. Detyrën nuk e fiton më kontraktori më i kualifikuar apo ai me vlerën më të mirë të parave, por më i pangopuri, më i paturpshmi apo më i korruptuari. E njëjta gjë vlen edhe për aplikantët që marrin një punë ose një pozicion drejtues:
-Ata që paguajnë ryshfetet më të larta, kanë lidhjet më të mira ose merren me prostitucion, atyre u vjen radha.
– Investimet publike në Shqipëri vuajnë se i shpëtojnë mekanizmave të kontrollit të cilësisë përmes ryshfeti.
– SPAK po përdoret për korrupsion duke lëshuar “çertifikata auditimi”, siç ndodhte shpesh në Tiranë, pasi vetë SPAK nuk auditohet më dhe është de facto autoriteti përfundimtar.
– Rama i korruptuar- Gjithashtu edhe zyrtarët mund të ngadalësojnë ritmet normale të punës me udhëzimet e ekzekutivit, duke e bërë edhe më të nevojshme pagesën e “parave të shpejtimit”.
Për më tepër, Shqipërisë i mungon liria dhe më shumë besueshmëria. Njerëzit jo vetëm që vuajnë ekonomikisht nga korrupsioni, por duhet të pranojnë edhe më shumë kufizime në liritë e tyre: lirinë e shtypit, lirinë e mendimit, barazinë arsimore, mbrojtjen e pronës, lirinë për veprimtari investimi.Vende si Gjermania me një shkallë të lartë lirie ekonomike janë shumë më pak të ndjeshme ndaj ryshfetit.
Detyrën nuk e fiton më kontraktori më i kualifikuar apo ai me vlerën më të mirë të parave, por më i pangopuri, më i paturpshmi apo më i korruptuari. E njëjta gjë vlen edhe për aplikantët që marrin një punë ose një pozicion drejtues: Ata që paguajnë ryshfetet më të larta, kanë lidhjet më të mira ose merren me prostitucion, atyre u vjen radha.
Ekonomia në hije është fusha në Shqipëri në të cilën aktivitetet ekonomike zhvillohen pa kontroll shtetëror, pa pagesa taksash dhe pa respektim të ligjeve dhe rregulloreve formale. Ka qenë një problem në rritje të ndjeshme që kur administrata Rama mori pushtetin. Këtu përfshihen për shembull puna e padeklaruar ose punësimi i paligjshëm i punëtorëve. Sipas mendimit tim, vëllimi i kësaj ekonomie në hije lidhet fort me shkallën e korrupsionit. Mirëpo, shkakësia është e turbullt. Pjesërisht, janë autoritetet e korruptuara dhe strukturat shtetërore joefikase të Ramës dhe shokëve të tij socialistë që nxisin migrimin në sfond. Nuk është ekonomia në Shqipëri ajo që është e korruptuar, ekzekutivi është i korruptuar dhe kompanitë marrin porosi vetëm nëse paguajnë. Kur ryshfeteve u shtohen taksat e larta pa sjellur shteti asgjë rezultat ballafaques në formën e një juridiksioni të besueshëm ose infrastrukture të mirë, ekonomia në hije me kuadrin e saj rregullator informal bëhet edhe më tërheqëse. Ky është trendi më i rëndësishëm i zhvillimit që nga viti 2013. Rama dhe shokët e tij janë drejtpërdrejt përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri. A është akuzuar për mashtrim zgjedhor në 2017, 2021, 2025, për zgjedhjet lokale dhe krime të tjera? Jo !
Rama dhe Balla apo Basha si drejtues politikë do të akuzohen për korrupsion në qeveri? Jo!
Akuzohen “vrapuesit dhe fermerët e vegjël”, para ose së fundi pasi lejohen të arratisen, ose siç ndodhi me Veliajn, dosjet e tyre digjen në kohë.
Ose kundërshtarët politikë që do të eliminohen, neutralizohen përmes dëshmive të rreme dhe dëshmitarëve të manipuluar.

Pra korrupsioni pakëson aktivitetet në sektorin publik, që tatohen atje?
Po. Ky është rasti. Në këtë aspekt, në Shqipëri vështirë se mund të zhvillohen zgjedhje të lira. Si duhet të funksionojë kjo?
Zhvendosja krijon një cikël negativ vicioz nga taksat më të ulëta dhe shërbime më të këqija në Shqipëri, duke rezultuar në një rritje të mëtejshme të ekonomisë në hije dhe migrim masiv të njerëzve jashtë vendit. Ajo që mbetet janë aktorët problematikë dhe shqiptarët që nuk kanë asnjë shans jashtë vendit. Problemi në Shqipëri, për mendimin tonë në Berlin, është se Shqipëria po humbet një numër joproporcional të anëtarëve të afërt me partitë reformuese drejt vendeve të huaja, përkatësisht shqiptarë të mirëarsimuar, të përkushtuar. Aktori aktual properëndimor, Sali Berisha, tani po tenton ta ndalë këtë zhvillim me grupet e tij. Një rreze e vërtetë drite në horizont. Berisha ka mbështetjen tonë të plotë.
Çfarë duhet të funksionoj më mirë?
Për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë ekonominë zyrtare më tërheqëse, institucionet publike duhet të përmirësohen dhe stabilizohen (“rregullim më i mirë”), i cili mund të arrihet vetëm përmes një ndryshimi të qeverisë në maj 2025. E njëjta gjë vlen edhe për korrelacionin po aq negativ midis shkallës së korrupsionit dhe shkallës së pabarazisë së shpërndarjes në Shqipëri.
Unë nisem nga fakti se pas vitit 2021 hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është rritur masivisht: Sa më i madh të jetë korrupsioni, aq më e madhe është pabarazia e të ardhurave në një vend.
Ekziston gjithashtu një shkakësi e kundërt në Shqipëri, ku pabarazia nxit korrupsionin. Të dyja formojnë një rreth vicioz: Varfëria, pabarazia dhe korrupsioni përforcojnë njëra-tjetrën në formën e një spiraleje korrupsion-varfëri.
Shkaqet e larmishme për këtë qëndrojnë në rritjen e ulët të lidhur me korrupsionin, sistemet e padrejta të taksave, të ardhurat e ulëta, sociale joefikase dhe politikat ekonomike, kapitali më i ulët dhe sigurimi i keq i të mirave publike nga qeveria Rama.Të gjitha probleme, të mund të zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të regjimit. Berisha njeriu i orës. Gjithashtu mendoj se matja e drejtpërdrejtë e pabarazisë me koeficientin Gini lidhet me nivelin e korrupsionit në Shqipëri: Sa më shumë korrupsion, aq më e madhe është pabarazia.
Sa më e mirë të jetë cilësia e rregullave dhe rregulloreve të qeverisë, aq më pak korrupsion vërehet. Prandaj, përmirësimi i institucioneve dhe rregulloreve qeveritare do të ishte një masë kryesore e politikës për një qeveri të re. Shembull: Aplikohet për leje ndërtimi. Nëse autoriteti nuk përgjigjet pas 12 javësh, leja jepet. Autoriteti mund të refuzojë një leje ndërtimi vetëm nëse aplikimi shkel ligjin. Ekziston një katalog i qartë e kritereve për këtë. Ankesa duhet të shqyrtohet nga gjykata kompetente brenda 8 javëve dhe aktgjykimi duhet të jepet brenda 4 javëve të tjera.

A ka një arsye kryesore në Shqipëri?
Një arsye kryesore për këtë është se shtresat e pasura të kleptokracisë Rama kanë më tepër mundësi për ryshfet. Ata tallen me anëtarët e thjeshtë të partisë së tyre dhe i trajtojnë shqiptarët si fëmijë të vegjël, që marrin vetëm disa thërrime. Unë e konsideroj këtë si një turp të madh në marrëdhëniet e Shqipërisë me sovranin, por edhe anëtarët e Partisë Socialiste të Ramës duhet të zgjohen më në fund dhe të mos durojnë më këtë nga Rama, Veliaj dhe Balla.
Për sa i përket përbërjes së shpenzimeve publike, është treguar se korrupsioni po deformon sistematikisht shpenzimet publike në dëm të shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë dhe njëkohësisht në favor të shpenzimeve për personelin e klientelës së Ramës.
Kjo situatë nxitet masivisht nga fakti se partia në pushtet Rama ka pushtuar që nga viti 2019 pothuajse të gjitha zyrat ekzekutive, si në mbarë vendin ashtu edhe në rajone.
Kjo ka të bëjë edhe me politikën e gabuar të liderit të korruptuar të opozitës Lulzim Basha, si dhe me përfaqësuesit e Bashës që nxitën në mënyrë kriminale më 8 janar 2022 dhe daljen e opozitës nga parlamenti në shkurt 2019 dhe të mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Basha, Alibeja e të tjerë janë de facto përfaqësues të Ramës, të cilët lundrojnë nën flamuj të rremë në opozitën shqiptare dhe po përpiqen të minojnë opozitën, si dhe shumë parti të vogla që tani kanë themeluar dhe pjesërisht orkestohen nga Balla & Co. Sipas mendimit tim ka gjithashtu një korrelacion negativ midis korrupsionit dhe cilësisë së rrjetit publik rrugor, si dhe furnizimit publik me energji elektrike dhe ujë dhe depozitimin e mbeturinave. Një shembull i mirë i kësaj është skandali i mbetjeve, me Ramën dhe Veliajn në qendër të vëmendjes.
A ekziston edhe një problem demokracie?
Sigurisht. Sa më gjatë që njerëzit të jetojnë në një demokraci, aq më të kënaqur priren të jenë me këtë sistem. Në të njëjtën kohë, preferenca e tyre për ekonominë e tregut është gjithashtu në rritje. Për të drejtën dhe rendin. Demokracitë funksionojnë vetëm nëse qytetarët i besojnë sistemit dhe institucioneve të tij. Ndërveprimi mosrespektues i ambasadorëve të huaj, përpjekja e tyre për të neutralizuar opozitën properëndimore përmes vendimit të pajustifikuar non-grata të administratës Biden-Blinken, festimi i ambasadorëve të huaj, si ish-besuesja e Blinken-it, Yuri Kim me qeverinë mafioze Rama, e shkatërron këtë besim.
Në fund të fundit, disa aktorë të huaj dhe OJQ politike në Shqipëri po kontribuojnë në rrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri. Po kjo duhet të ndryshojë.
Po humbja e njerëzve a është një problem?
Në fakt, një tjetër pasojë e korrupsionit është erozioni i kapitalit social dhe besimi në perspektivat e ardhshme të jetës në Shqipëri.
Besimi, lidhjet dhe normat formojnë së bashku kapitalin social të një shoqërie. Sidomos “Kapitali social lidhës, urëformues” ka një funksion nxitës të rritjes dhe reduktimit të korrupsionit. Me ndihmën e këtyre formave të kapitalit social, kostot e kontrollit mund të ulen pa rritur korrupsionin. Nga ana tjetër, më shumë transaksione bëhen mbi këtë bazë të përgjithësuar besimi, në mënyrë që rritja ekonomike dhe prosperiteti të rriten. Në këtë drejtim, edhe përfaqësuesit e biznesit të Shqipërisë duhet të pozicionohen qartë dhe pa mëdyshje kundër autokracisë së Ramës. Por shkakësia mund të shkojë edhe në drejtimin tjetër: Një nivel i lartë besimi te njerëzit e tjerë dhe një shkallë e lartë e kapitalit social çojnë në më pak korrupsion.
Politikisht, kjo do të thotë se politikat e mira sociale dhe ekonomike çojnë në mirëqenie më të madhe, në një shtresë të mesme më të madhe dhe reduktojnë tendencën për t’u arratisur; shumë të rinj shqiptarë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, duhet të gjejnë më pas perspektiva të reja në atdheun e tyre. Duke qenë se nevojat materiale dhe jomateriale të shqiptarëve nuk plotësohen gjithnjë e më shumë, pranimi i institucioneve dhe i qeverisë është në rënie. Korrupsioni çon në zemërim ndaj arrogancës së qeverisë dhe së fundi në arratisje.
Ndonëse arsyet e ikjes dhe shpërnguljes janë të shumëfishta, korrupsioni shpesh luan një rol qendror, veçanërisht tek gratë shqiptare, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht dhe mendërisht. Kjo është e papranueshme për ne. Sigurisht, stabiliteti i Shqipërisë varet edhe nga faktorë të shumtë, si kushtet e besueshme të përgjithshe, liria nga dhuna dhe shteti i së drejtës. Sidoqoftë, duhet të jetë e mundur të dëshmohet empirikisht lidhja midis arratisjes dhe korrupsionit dhe të ilustrohet duke përdorur statistikat e arratisjes:
Nëse krahasohet numri i refugjatëve me të dhënat nga indekset e korrupsionit, del në pah një korrelacion i qartë. Sa më shumë korrupsion të ketë, aq më shumë njerëzit arratisen
Megjithëse shkaqet e arratisjes janë të ndërlidhura, korrupsioni dhe gjendja ekonomike janë një nga shkaqet kryesore. Prandaj, një politikë efikase ekonomike dhe sociale do të jetë një përparësi kryesore për qeverinë e re Berisha kur bëhet fjalë për stabilizimin e Shqipërisë, parandalimin e arratisjes dhe krijimin e një të ardhmeje. Reformat ligjore janë korniza dhe duhet të organizohen krahas kësaj, por ju lutem jo joprofesionalisht si më parë. Shpresoj që edhe shumë anëtarë të partisë së Ramës të zgjohen dhe të përfshihen në këtë proces. Është koha që shqiptarët të përqëndrohen në qëllimet e përbashkëta( pra në mundësitë). Së bashku si komb, në interes të të gjitha familjeve keni ende kohë.
Po BE-ja dhe Gjermania?
Ne kemi besim të plotë në një qeveri të re të drejtuar nga Berisha. Është e rëndësishme që aspektet individuale të kthehen në kërkesa politike me synimin për të nxitur zhvillimet sociale dhe ekonomike dhe rrjedhimisht anëtarësimin në BE.Një detyrë që lidershipi properëndimor i opozitës i ka vënë vetes. Ne nisemi nga fakti se do të keni sukses, popullit shqiptar i ka ardhur në majë të hundës arroganca dhe dështimi i qeverisë Rama.
Një pyetje e fundit, zoti Henze, a jeni konservator, ndryshe nga socialisti Rama?
Po sigurisht, por Rama nuk është socialist, nuk është as shqiptar, duket se është cigan. Siç thashë, Shqipëria duhet të qeveriset sërish nga një shqiptar. Unë vetë vij nga një traditë konservatore dhe kam një afërsi personale me Shqipërinë. Konservatorizmi që unë mbroj na mëson se trashëgimisë tonë të përbashkët i përkasin shumë gjëra të mira që duhet t’i ruajmë dhe ne gjermanët dhe shqiptarët thithim të njëjtin ajër. Ne, trashëgimtarët e qytetërimit perëndimor, ku fundja bëjnë pjesë edhe pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, pa të cilët qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte, e dimë se çfarë do të thotë kjo e mirë: Mundësia për të bërë jetën tonë si të duam ne dhe jo si një parti apo një autokrat si Rama.Të mund të jemi të lumtur, mbrojtja e familjes dhe e atdheut, siguria që vjen nga ligji i paanshëm, përmes të cilit dëgjohen ankesat tona dhe korrigjohen lëndimet tona, mbrojtja e mjedisit tonë, që nuk mund të shpronësohet dhe shkatërrohet arbitrarisht nga të fuqishmit, kultura e hapur e shkollave dhe universiteteve tona, procedurat demokratike të cilat bëjnë të mundur zgjedhjen e përfaqësuesve tanë të cilat nxjerrin me pahir ligjet tona edhe nëpërmjet referendumit në rast nevoje. Konservatorizmi fillon me ndjenjën se ajo që është e mirë është e lehtë për t’u shkatërruar, por e vështirë për t’u krijuar.
Mendoni vetëm për projektet e digave apo shkatërrimin e pasurive kulturore ilire në Shqipëri. Kjo është e barabartë me shkatërrimin e ADN-së shqiptare dhe shkatërrimin e atraksioneve për turizmin fitimprurës. Ata nuk kanë nevojë për turizmin e lirë që po përjetojnë aktualisht në Shqipëri për të ardhmen, por për turizëm me vlerë të lartë të shtuar. Pa ruajtjen e thesareve kulturore dhe natyrore, kjo nuk do të funksionojë. E shihni, nëse nuk e njihni më historinë, nuk mund ta kuptoni të tashmen dhe nuk mund të krijoni të ardhmen. Konservatorizmi nuk ka të bëjë me atë që kemi humbur dhe më pas ta kritikojmë vazhdimisht atë humbje, por me atë që kemi ruajtur dhe si e mbajmë atë, domethënë projektimin proaktiv, politik. Edhe këtu kemi besim të plotë te Sali Berisha. Burri është gdhendur nga lisi i mirë, i fortë, shqiptar. Prandaj mezi pres vizitën time të radhës në Shqipëri dhe zgjedhjen e kolegut tonë partiak Sali Berisha si Kryeministër i Shqipërisë në maj të 2025.




















