Evdal Nuri: Për ju që jeni mbi të 60-tat  ….?

Evdal Nuri

Shfrytëzo kohën në dobi të vetes tënde. Përpiqu që të udhëtosh, të ecësh, lexosh, kërcesh, të rritësh një mace, një qenush, kujdesu për bimët, luaj me letra, përdor internetin, pikturo, bëj vullnetaren ose koleksiono diçka. Bëj atë që të pëlqen dhe atë që të lejojnë mundësitë e tua fizike e financiare.

 

1-Shkallët po i zbrisni një e nga një.

NOA

Disa më shpejt të tjerët më ngadalë, por jenë në zbritje të pandërprerë. Ju mund të mos i pranoni, por do të bindeni në fund. Keni jetuar mbi dy të tretat e jetës. Keni punuar e krijuar familje. jeni bërë gjysh  me nipër e mbesa. Keni një pjekuri mendore të pranueshme. Ajo fizike në rënije, kurse ajo seksuale më keq ! Në këtë moshë , kujtesa dobësohet. Shqisat  veniten, mendimi venitet. Disa s’i pranojnë. Këto s’janë të ndara me thikë. Varet nga kodi gjenetik, shëndeti, sëmundjet, mënyra e jetesës e tjerë.

Në pleqëri njeriu bëhet vetë-vetja. Me kalimin e viteve, njeriun e frikëson ndjenja e pashmangshme se po i afrohet fundi. Është fakt s’e popullsia shqiptare po plaket me ritme të larta. Por a po jetojnë të moshuarit në vendin tonë me dinjitet dhe a është shoqëria shqiptare e përgatitur për këtë ?

Disa fakte :”Në Shqipëri 1 në 5 persona është mbi 65 vjeç, nga 1 në 9 që ishin në vitin 2011. Parashikimet flasin se me këto ritme, në një kohë të shkurtër, 30% e popullsisë do të jetë e moshuar”!

Arsyeja , emigracioni, rënia e lindshmërisë.

Emigracioni solli edhe një tjetër fenomen në vendin tonë:” Prindër të vetmuar, kur të rinjtë kanë emigruar, shumë të moshuar kanë mbetur të vetmuar dhe iu është dashur të shkojnë në shtëpitë e të moshuarve”.
2lexuara, dëgjuara e jetuara !

Fillojmë me paratë , se për ato iu qanë syri të moshuarve ! Është koha t’i përdorësh  ato që ke kursyer gjatë gjithë jetës. Përdori për vete të ndiheni më mirë! Kujto që në këtë periudhë, objektivi yt kryesor është të shpenzosh paratë për shijet dhe kapriçot e tua. Mos u ndje me faj kur shpenzon paratë e tua. Mos u shqetëso për të ardhmen, kur s’po shfrytëzon të tashmen, mbase të ardhmen mund t’ mos ia arrish!  Një 70-vjeçar m’u përgjigj:” Dua  të kem  gjithçka sikur s’do të vdes, dhe do të vdes, sikur s’kam  jetuar kurrë”!

Nuk është momenti për të bërë investime Ato të sjellin vetëm ankth dhe këtë periudhë duhet ta jetosh në paqe dhe qetësi. Vet mosha s’të lejon të jesh aktiv në biznes. Biznesi s’nje orar e rregjim ditor. Ndërkohë s’është mosha për t’u  shqetësuar për gjendjen financiare të fëmijëve dhe nipërve, por ja që ne në fakt  shqetësohemi, kjo nga dashuria e varfëria që kanë ! Bëj një jetë të shëndetshme, pa stërmundime fizike.

Gjimnastika dhe ecja  të forcon e jep shëndet, kurse festa të argëton e shton jetën . Bli gjithnjë më të mirën, se  në fund të fundit e bën për vete, mbase më  vonë do të pendohesh .

Mos i jepni rëndësi asgjëje. Në jetë çdo gjë kalon, si momentet e bukura që duhet të kujtohen, ashtu edhe ato të këqia që duhen harruar me shpejtësi. Pavarësisht nga mosha, mbaje gjithnjë të gjallë dashurinë në kuptimin e gjërë të fjalës

Kolegu  Hysen Guri theksoi :”Nëpërmjet kujtimeve të së kaluarës, mbajmë gjallë kujtesën e sotme. Ajo nuk njeh moshë e të relakson. Meqë tani nuk je në majë të formës tënde fizike, të paktën kujdesu në çdo drejtim për veten tënde “.

Mos u përpiq të jesh shumë modern, vishu thjesht dhe bukur. Është e trishtueshme të shohësh persona të një moshe të caktuar me krehje dhe veshje të bëra për të rinj. Mos të gënjejë mendja për ndonjë” çapkënllik,” mbase s’të shehë njeri me sy, edhe pse ti ndonjëherë shikon majtas, apo djathtas. Shpesh herë kur pi kafe me shokët ta ka qejfi për biseda të tilla , por ka perënduar ajo kohë e mos u bëj gazi i botës! Edhe nëse dikush të afrohet ka interes materjal e jo  shpirtëror. Prano se bije takati , por shtohet inati.

 Lexo libra dhe gazeta, shiko programe të mira në TV, përdor internetin, nis dhe përgjigju e-mail, telefonoi miqve. Qëndro gjithnjë e përditësuar. Respekto opinionet e të rinjve, mbase ata dinë më tepër se ty, megjithëse ndonjëherë mund të gabojnë.

 Mos e përdor kurrë shprehjen “Në kohën time”, sepse koha tënde ka mbaruar për mirë, apo për keq. Koha tënde është sot edhe pse shpesh dëgjojmë , se kam qënë kështu dhe ashtu, kam patur këtë apo atë në dorë ! Disa kanë qejf të rëfehen , por dhe kjo s’ka vlerë.Të tjerët janë më të rezervuar e thonë  “ Shumë kiujtime, dhe mbresa  të së kaluarës do t’i marrë me vete .”  A keni vrejtur që syri të sheh më tepër pleq sa të rinjë? Shumica të krysur, të çalët ose me shkop. Pra kjo është pleqëria e vërtetë.

 Mos u josh për të jetuar me fëmijët ose nipërit, megjithëse herë pas herë mund të shkosh t’i takosh si mik. Merr më mirë një kujdestare që të shoqërojë dhe të ndihmojë me punët e shtëpisë, por vetëm nëse ke nevojë të ndihmohesh.

Shfrytëzo kohën në dobi të vetes tënde. Përpiqu që të udhëtosh, të ecësh, lexosh, kërcesh, të rritësh një mace, një qenush, kujdesu për bimët, luaj me letra, përdor internetin, pikturo, bëj vullnetaren ose koleksiono diçka. Bëj atë që të pëlqen dhe atë që të lejojnë mundësitë e tua fizike e financiare. Prano të gjitha ftesat , diplomimeve, ditëlindjeve, martesave, konferencave. Vizito muzeume, shko në fshat. E rëndësishme është të dalësh nga shtëpia për pak. Por nuk duhet të ndihesh keq kur nuk të ftojnë, sepse ndonjëherë nuk është e mundur se s’i përshtatesh për moshën që ke.

 Fol pak e dëgjo më shumë, sepse jeta jote dhe e kaluara jote të interesojnë vetëm ty. Nëse dikush të pyet për këto, përgjigju shkurt dhe përpiqu të flasësh për gjëra të bukura dhe të këndshme. Mos u pendo kurrë për asgjë. Fol me ton të ulët dhe mirësjellje. Mos kritiko asgjë, prano situatat ashtu si janë. Çdo gjë është kalimtare.

 Dhimbjet dhe vështirësitë do jenë gjithnjë të pranishme e bashkëudhëtare.

Mos i bëj më keq se janë, duke folur  shpesh për to, mbase bëhesh i bezdisur dhe do të vijë një kohë, që kur vërtet të jesh sëmurë, s’do të besojë njeri . Këto janë probleme që në fund të fundit të interesojnë vetëm ty, janë probleme të tuat dhe të mjekëve të tu. Mos u lut e përgjëro gjithë kohën për hallet e tua si një fanatike , se s’ta ka ngenë njeri . Qesh, qesh shumë, qesh me gjithshka, je me fat, ke patur një jetë të gjatë dhe vdekja do të jetë vetëm një fazë e re e pasigurtë, kështu siç ka qenë e paqartë  ndofta dhe gjithë jeta jote. Nëse dikush të thotë që tani nuk bën asgjë të rëndësishme, mos u shqetëso. Gjërat më të rëndësishme tashmë kanë ndodhur dhe historia jote, e bukur ose jo tashmë është shkruar. Mos hiq dorë nga  zjarri që ke në shpirtin tënd, mbase ka akoma jetë në ëndrrat e tua, sepse çdo ditë është një fillim.  Ky është momenti më i mirë për të jetuar e shijuar jetën, aqsa të jepet mundësi e sa ke forca për ta bërballuar atë .

Është shumë interesante se sa më gjatë të jetoni ,aq më shumë do të humbisni njërëzit e tu të dashur. Në radhë të parë prindërit tuaj, vëllezër dhe motra më të mëdhenj, të afërmit, miqtë e shokë. Kështu e ka jeta, kujtoji me dashuri.

3- Mos ki frikë nga vdekja

Zbato thënien filozofike :” Në një farë mënyre unë dhe vdekja nuk takoheni kurrë, as kur jam gjallë e as kur kam vdekur . Kur jam gjallë, ajo s’është , kur vjen ajo s’jam më unë. !

Të gjithë arrijnë në të njëjtin konkluzion:” Marrëdhënia me fëmijën është forca dhe dobësia juaj. “ Qëllimi kryesor nuk është të kontrolloni fëmijën përmes fajit dhe turpit, por t’i bëni ata një individ të përgjegjëshëm, që kontrollon sjelljen e tyre, jo nga frika , por nga ndërgjegja. Kjo do të ishte lumturia më e madhe për ju e do të ikin të lumtur në Botën tjetër. Mbajeni  veten në kontroll e më  shumë kohë me familjen, mbase atje e ndjenë veten më të sigurtë. Ki kujdes , zbato regullat , ndrysho mënyrën e jetesës, jepi rëndësi kohës tënde  se pas vdekjes të gjithë do të harrojnë.