Suplementi Pena Shqiptare/ Haxhi Dikolli: Një natë nga jeta e një burri

Jam mburrur shpesh e tërë jetën;
mes miqsh e shokësh jam lëvduar,
se kam qënë etik, një jetë të tërë
kam qënë “goxha burrë”, i pagabuar.

Kostumin dhe kollaren, s’e kam ndarë,
e te berberi kam shkuar, çdo të diel.
krevatin tim, asnjëherë s’e kam pjesëtuar,
edhe në kishë jam rrëfyer, si të tjerë.

Sigal

Veçse një natë, më mungon nga jeta ime
se kam në kalendar, e s’është në kodikë.
nuk ka as shenjë, as gjurmë nuk ka lënë
nuk mundem ta kujtoj, apo kam frikë?

Ju miqtë e mi, që sonte më lexoni
e do më shani, e do më ligni shumë;
ktheni pas kokën, shikoni kalendarët
mos ju kanë humbur, net e ditë, si unë.