Suplementi Pena Shqiptare/ Zhuliana Jorganxhi: Nuk vdes njeri nga dashuria

Nuk vdes njeri nga dashuria;

vdes nga mungesa e saj.

Sigal

I mposhtur nga vetmia,

shuhet si kandili pa vaj.

 

Ikën njeriu i mjerë,

në ket’kohë andralle…

Ikën i pa përcjellë,

pa një puthje në ballë.

 

Mbështjellë vetmi-frike,

ne pleqtë me sy nga Zoti!

“Na ruaj më të rinjtë,

mos na mbytë loti.

 

Sa njerëz kemi humbur;

pranë njeri tjetrit shtrirë,

t’ua bëj emrat numur?!

e kam kaq të vështirë!

 

Nuk vdes njeri nga dashuria:

vdes nga mungesa saj.

Prej saj gjithe njerëzia

merr dritë e shpresë pastaj!