Le Pen reagon pas humbjes në zgjedhjet presidenciale

423
Kandidatja e së djathës ekstreme në Francë, Marine Le Pen ka pranuar humbjen ndaj Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë.
Përmes një konference për shtyp, Le Pen ka njoftuar për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale, derisa ka thënë se me këto votime Franca e ka bërë të djathtën ekstreme forcën kryesore të opozitës.
“Aleanca jonë patriotike dhe republikane do të jetë forca kryesore e opozitës në mandatin e presidentit të ardhshëm të Francës”, ka thënë Le Pen.
Sigal