Fruta pylli dhe hithra, lëngu që ju gjallëron

889
Hithra bën pjesë në ushqimet më të mira për njerëzit. Një kurë mrekullibërëse kundër gripit, virozave të stinës pranverore dhe të ftohtit. Bëhet fjalë për lëngun me bazë hithre dhe fruta pylli.
Hithrat janë elementi bazë i gatimeve të bukura në paraqitje por edhe me nivel të lartë ushqyesish dhe vlera të shumta mjekësore. Kjo barishte trupvogël është një nga barishtet më të fuqishme që i vjen në ndihmë njeriut.
Hithra është diuretike dhe bën mrekullira në largimin e toksinave nga trakti urinar. Për këtë arsye, ajo përdoret nga njerëzit që kanë probleme me veshkat. Hithra ndihmon në largimin e toksinave nga indet lidhore. Këto të fundit janë gjithë kohës në shënjestrën e toksinave që akumulohen nga ushqimet, pijet dhe mjedisi.
Me kalimin e viteve dhe falë mungesës së përkujdesjes, indet lidhore të mbushura me toksina shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore. Rrjedhimisht përfshirja e ushqimeve detoksifikuese është një lëvizje e zgjuar. Hithra vjen në ndihmë edhe për ata që vuajnë nga alergjitë nga poleni. Ndaj mos hezitoni, vishni dorezat dhe mblidhni hithra.
Receta është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e lehtë për tretje. Nëse dëshironi të përgatisni dy gota me lëngun magjik ndiqni udhëzimet si më poshtë:
Përbërësit
3 gota me hithra të grira 
1 banane mesatare 
1 gotë më qumësht (bajame ose të llojit tjetër të burimit jo shtazor) 
70 gramë me fruta pylli të freskëta ose të ngrira që lihen të shkrijnë në temperaturë mjedisi
Gjysmë luge çaji me vanilje 
Pak mjaltë
1 limon (lëkurë dhe lëng)
Udhëzimet 
1. Lajini dhe grijini hithrat hollë. Hidhini në mikser me gjithë përbërsit e tjerë. 
2. Përzijini mirë për 1-2 minuta. Gjatë kësaj kohe, hidhësia e hithrës zhduket dhe barishtja lëshon të gjitha vlerat e nevojshme për njeriun. 
3. Shtoni edhe pak fruta të tjera pylli, sipas dëshirës dhe pijeni.
Me disa lëngje të tilla dhe pushim të mirëfilltë, do të kuptoni se e keni mundur sëmundjen me sukses. Kjo është fuqia e pazëvendësuesjme e hithrës.
Sigal