Drejtuesi politik i Tiranës për PD, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka treguar takimin me banorët e zonës të Pezës në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Këlliçi u shpreh se nga bashkëbisedimi me qytetarët dalin në pah problemet e mbartura të 12 viteve keqqeverisje. Gjithashtu theksoi se më 11 maj Shqipëria do të çlirohet nga ky sistem antidemokratik.
Postimi i plotë:
Në Pezë, bashkë me kandidatët e PD-së, Adriana Kalaja dhe Ethem Aga.
Nga bashkëbisedimi me qytetarët dalin në pah problematikat e mbartura të 12 viteve keqqeverisje. Peza, ashtu si e gjithë Tirana, është lënë qëllimshëm në harresë, ndërsa vota e saj kërkohet të merret përmes blerjes dhe shantazhit.
Më 11 Maj, Peza dhe Shqipëria çlirohen nga ky sistem antidemokratik.
Me programin e Partisë Demokratike për minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, vëmendja rikthehet tek qytetari, paratë e taksapaguesve nuk zhduken në xhepat e politikanëve por kthehen në shërbime, konsum dhe rritje ekonomike.