Bllokimi i mandarinave shqiptare në BE: Shkaqet dhe rreziqet e pesticideve të ndaluara

Eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani flet për dështimin e shtetit në kontrollin e pesticideve të rrezikshme dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e konsumatorëve dhe fermerëve.

 

Eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani, ka ngritur shqetësimët në lidhje me pasojat e bllokimit të mandarinave shqiptare nga disa vende të BE, për shkak të përdorimit të pesticideve të ndaluara. Vuksani thekson se fermerët janë të pa-informuar për rrezikshmërinë e këtyre substancave, ndërsa përgjegjësia për këtë situatë i takon autoriteteve shqiptare, të cilat duhet të riorganizojnë sistemin e kontrollit dhe të ofrojnë mbështetje më të madhe për bujqësinë.

NOA

Eksperti i bujqësisë, njëherësh pedagog, Gjok Vuksani, ka folur për pasojat e fundit të bllokimit të tonelatave me mandarina shqiptare nga disa vende të Bashkimit Evropian. Ky incident ka nxjerrë në pah shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe përdorimin e pesticideve të ndaluara në bujqësi. Sipas Vuksanit, ndonëse fermerët shqiptarë përpiqen të mbrojnë prodhimet e tyre nga sëmundjet dhe dëmtuesit, përdorimi i substancave të rrezikshme është një pasojë e informimit të pamjaftueshëm dhe mungesës së mbikqyrjes nga autoritetet shtetërore. Ai thekson rëndësinë e ndërhyrjes së institucioneve të bujqësisë për të parandaluar përdorimin e pesticideve të rrezikshme dhe për të garantuar sigurinë e konsumatorëve. Pavarësisht se fermerët janë të painformuar dhe ndonjëherë abuzohen nga tregtarët, përgjegjësia për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duhet të mbetet tek autoritetet dhe politika e kontrollit të cilësisë.

Pse janë bllokuar tonelata me mandarina shqiptare nga vendet e BE?

Duhet të themi që është një lajm i keq kthimi i produkteve ‘’Made in Albania’’ jo nga një vend i BE por nga katër vende të BE nga data 29 nëntor deri në mesin e dhjetorit. Arsyeja është e thjeshtë se mbi bazën e analizave që ato kryejnë në mënyrë të randomizuar pra jo me qëllim vetëm për produktet shqiptare janë gjetur pesticide të ndaluara për t’u përdorur në BE. Janë gjetur ca elemente që përdoren, ca substanca që përdoren për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimët bujqësore të cilat prej viti 2000 janë hequr nga qarkullimi në BE. Njëri prej të cilëve është hequr për arsyen se shkakton dëm të madh tek njerëzit. Pavarësisht se ato janë substanca të rrezikshme, të dëmshme e të ndaluara nga BE ne vazhdojmë t’i përdorim. Fermerët shqiptarë vazhdojnë ti përdorin. Arsyeja mund të jetë pa-njohuria e tyre, pra ato nuk e dinë se këto substanca janë nxjerrë jashtë qarkullimit në BE si pasojë e rrezikshmërisë së tyre. Arsyeja e dytë mund të jetë veprimtaria abuzuese e tregtarëve që merren me produktet e tilla.

A e dinë fermerët rrezikshmërinë e këtij produkti? Ku e kanë gjetur këtë pesticid?

Fermeri është një njëri që jeton në botën e tij dhe mundohet, me mund dhe djerrës të prodhojnë produktin, në këtë rast, mandarinat. Ata për të ruajtur mallin përdorin pesticide të caktuara dhe këto pesticide ata i marrin në pika të caktuar, të licencuara nga organizma shtetërore. Fatkeqësisht ne nuk kemi këshillues të caktuar, që i këshillojnë, çfarë duhet të përdorë dhe çfarë jo. Faji nuk është i fermerit por atij që e tregton. AKU që merret me mbrojtjen e produkteve duhet të marrë masa  që ky produkt mos ekzistojë në treg. Është një lëndë e ndaluar, por nuk është  faji i tregtarëve e theksoi por autoriteteve përkatëse që të parandalojnë se këto produkte mos të jenë në vendin tonë, mos të jenë aksesueshme.  Fajin nuk e ka fermeri e ka shteti. Fermeri nuk e di se cili pesticid është i dëmshëm. Është i pa informuar.

Në qoftë se një produkt është hequr nga BE, qeveria shqiptare, ose ministria  e bujqësisë ka dy lista, një liste me ata që lejohen në BE e më pas një tjetër të produkteve që edhe  pse është ndaluar nga vendet e tjera të unionit, në vendin tonë të vazhdohet tregtimi edhe për një afat tjetër të caktuar, për 6 muaj apo edhe ndoshta për më shumë kohë.  Ky afat që i jepet që të shpenzohet ky produkt, tashëm në vendin tonë, për mua është vrastar.

Gjok Vuksani, ekspert në fushën e bujqësisë, tregon se përdorimi i pesticideve të ndaluara në Shqipëri ka çuar në refuzimin e eksportit të mandarinave shqiptare nga BE. Ai kritikon mungesën e kontrollit dhe informacionit për fermerët, duke theksuar se është përgjegjësia e shtetit që të parandalojë tregtimin e substancave të dëmshme dhe të mbrojë konsumatorët nga rreziqet shëndetësore.

Cili është qëllimi i këtij pesticidi?

Lista e dytë është krijuar për t’i dhënë mundësi tregtarit që t’i jap mundësi për të shpenzuar produktet, që i ka marrë nga jashtë para se të shpallet jo i përdorueshëm nga vendet e tjera të BE-së. Por nuk besoj se është mënyra më e mirë. Unë mendoj se do të ishte më mirë se shteti t’ja kompensojë këtë humbje, pasi nuk është faji i tregtarit. Pasi ishte vendimi i BE, që ka shkaktuar dëmin. Është një dëmtim i eksporteve “MADI IN ALBANIA” në Be. Mundi edhe djersa e tregtarëve ka shkuar dëm. Ka shkaktuar dëme në bujqësinë shqiptare.

Sa i rrezikshëm është  për qytetarët që konsumojnë mandarinat?

E vërteta është se janë pesticide  të rrezikshme. Aty ishte norma nga 4 deri 12 më të larta se sa e lejuara . Sasia e gjetur vjen si pasojë e dy gabimeve: 1. Nuk është zbatuar koherenca, pra është koha nga trajtimi e deri të vjelja. 2. Mund të lozin me norma të trajtimit të larta. Pra nuk zbatohet doza e rekomanduar, por mund të përdoret pak më shumë. Duhet të eliminohen. Deri sa një produkt përjashtohet nga be, do të thotë se kanë gjetur një gjë të rrezikshme pasi ato nuk nxjerrën pa analizat e specifikuara. Ata marrin këtë vendim duke marrë parasysh pasojat që mund të kenë te njerëzit përdorimi i këtyre pesticideve. KY produkt që është ndaluar shkakton  probleme te truri, shkakton probleme kardiovaskulare, shkakton probleme të shumta. Duhet të merren masa.

A është në treg ky produkt?

Ngarkesa e parë e 29 nëntor, e kanë groposur vet fermerët. Kjo është e palejueshme  që këto masa të merren nga vetë fermerët. Këtë duhet ta bëjë autoriteti kombëtar i ushqimit. Ky produkt është refuzuar nga vendet e BE, prandaj për këto duhet të merret dikush posaçërisht. Ata duhet të merren, të gjejnë vendin ku do groposet, sa ishte produkti që u kthye, sa kohe do të duhet të “zhduket”? Këto janë masat që duhet të merret pas kthimit, edhe atëherë mund ta konsiderojmë një procedurë të rregullt ligjërisht. Duke marrë parasysh që nuk ka ndodhur kështu, por është groposur nga vet fermerët ekziston mundësia se të ketë dal edhe në treg.

Prof. Dr. Lush Susaj, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, kishte paralajmëruar për pasojat që mund të ketë përdorimi i pesticideve në fruta, perime, peshk dhe drithëra, si për tregun shqiptar, ashtu edhe për konsumatorët. “Nuk mund të hesht përballë vrasjeve të mundshme nga mbetjet inorganike të pesticideve,” kishte deklaruar ai kohë më parë.

Çfarë do të ndodhë me fermerët, që e kanë prodhuar atë produkt?

Ka një kakofoni, AKU, është përgjegjës nga momenti që shkon të pika e grumbullimit e deri të tregu. AKVMB është përgjegjës nga prodhimi në fushë. Ka një “Ping-Pong” që zhvillohet mes institucioneve, edhe në fund është konsumatori që është i pasigurt. Kur shkon të pika e grumbullimit është shume e vështirë të kuptosh se kush fermer e ka dërguar me pesticid. Po r duhet të këtë kontrolle më para, para se fermerët të dorëzojnë produktet. Duhet të ketë një person, një agronom që e kontrollon më parë.

A bëhen analiza të produkteve që vijnë nga jashtë?

Ka 1 mijë analiza që bën institucioni përkatës, a janë të mjaftueshme për të gjitha perimet, frutat që prodhohen në Shqipëri apo edhe vijnë nga jashtë ,për të garantuar sigurinë ushqimore ne vendin tonë? Por duhet të jetë ministria e bujqësisë ajo që duhet të marrë masa.

Ku duhet të blejë konsumatori?

Unë kam kontaktuar edhe me zyrtar të AKU, sepse ata e kanë me detyrim, nëse një fermer prodhon një produkt të rrezikshëm për njerëzit ai duhet të paralajmëroi konsumatorin. Të informojë konsumatorin, madje edhe të thotë emrin e kompanisë që e ka prodhuar.

Duhet transparence nga autoritetet! AKU duhet ta thotë. Duhet të jap një njoftim të plotë.

Çfarë duhet bërë për ta parandaluar një situatë të tillë?

Duhen para, duhet mbështetje për bujqësinë, që këtë vit, buxheti është më pak se 4 apo 5 milion euro më pak se viti 2023. Duhet specialistë, kapacitete laboratorike. Të kryhen jo 1 mijë, por 5 mijë analiza për të kontrolluar produktet nga pesticidet dhe duhet të riorganizohet edhe njëherë sistemi i kontrollit nga AKU dhe nga AKVMB.