Agim Jazaj: Përse dështoi mbledhja e këshillit të bashkisë Selenicë?!

590
Këshilltarë të partisë apo të qytetarëve?!
Kur do të marrë fund ky mentalitet primitiv? 

Njeriu nuk i përket vetëm vetes, nuk përfaqëson veten, nuk i shërben vetëm vetes. Ai i përket familjes, fisit, shoqërisë. I shërben vetes, familjes, fisit, shoqërisë, kombit… Ai, ajo, përfaqësojnë të zgjedhurit, në shërbim të zgjedhësve: Nuk rrëmbejnë, po shërbejnë… Ata që lodhen duke penguar dhe ata që çlodhen duke ndihmuar…
Por, modaliteti rural, primitiv në sistemin dhe tërësinë e politikës së Rrënim- Rrëmbimit, dhe të Shëmtim-Shthurjes të shoqërisë së sotme, kudo sundon me turravrapin e pa fund përgjatë këtij mbi çerek shekulli nëpër greminat e marrëzisë shqiptare: “Partia fillon nga mua, nga shtëpia ime dhe të gjitha për mua, të gjitha për shtëpinë time“. Kur duhet të zëvendësohet me parimin njerëzor dhe evropian, ku synojmë dhe aspirojmë: “Partia fillon nga mua, nga shtëpia ime dhe jo të gjitha për mua, jo të gjitha për shtëpinë time“. “Por, të gjitha për gjithë shoqërinë, Shtëpinë Shqiptare“…Të lumturohemi duke parë dhe lumturuar të tjerët“. Por, këtë princip, edukatë- “Vetting“, plebishitar duhet të fusë e të nisë e para politika në gen, në hulli, të zgjedhurit qysh nga përzgjedhja, të cilët fatkeqësisht janë të mbrujtur dhe të zgjedhur nga sëra e rrëmbimit dhe jo e shërbimit. Madje, madje me rekorde kriminale dhe informale të certifikuar, deri në “Tempull“. Përgjegjësia përpara zgjedhësve, ende në mentalitetin e prapambetur, mbetet e pa përgjegjshme dhe abuzive.

*Ka dështuar për herë të dytë, Mbledhja e Këshillit të Bashkisë së Selenicës. 
Ndoshta ka kaluar kohë dhe koha nuk pret për vendimmarrjet e këtij Organi të zgjedhur, për të përfaqësuar zgjedhësit, e për të zgjidhur halle e zgjedhësve dhe jo për t’ua shtuar ende hallet, po zvarritet mbledhja e këtij organi vendimmarrës. Dhe kur rasti është i përsëritur, edhe nga të gjithë qytetarët që ishin prezentë dje në qendrën e kësaj Bashkie, qytezën e Selenicës, e quajtën: “Zvarritje të qëllimshme, madje duke shkuar edhe më tej- Qëllimkeqe“… Duke vijuar komentin e tyre se; “Këta njerëz harrojnë, madje dhe abuzojnë me detyrimin, ligjor, njerëzor dhe moral“. Arsyeja e mos realizimit të mbledhjes është sërish: Mungesa e këshilltarëve të zgjedhurve, mos plotësimi i korumit të këshilltarëve, për mungesën e këshilltarëve të PS, në mënyrë të përsëritur, ka theksuar në fjalën e tij edhe kryetari i bashkisë Përparim Shametaj. 

Nga 21 këshilltarë, ishin prezent në këtë mbledhje vetëm 8 prej tyre. “Kjo shifër fletë për pa përgjegjshmëri sa dhe për deficencë në formatin e tyre“- thanë shumë qytetarë që prisnin në ankth edhe dje pas këtij dështimi. Çështjet e shtruara për shqyrtim e zgjidhje dhe të mbetura në rrugën e moszgjidhjes, u pozuan nga kryetari i këshillit të bashkisë Dritan Pasha, si: “Miratimi i projekt Buxhetit për vitin 2017. Dhe disa projekt vendime të rëndësishme të cilat janë në interes të banorëve, siç është dhe projekt- vendimi për Akordimin e Ndihmave të Familjeve në Nevojë, etj. 

Me gjithë vështirësitë financiare, bashkia ka mundur të ndihmojë financiarisht disa familje në nevojë, duke ndjerë dhimbjen e banorëve si të tyre, madje edhe nga vet ekipi i bashkisë për një familje që kërkon shërbim mjekësor nga fshati Treblovë. 

Një bojkotim i tillë nga ata që po braktisën zgjedhësit dhe i japin ngjyrime partiake, është një anomali e pa falshme. Ata fatkeqësisht nuk përfaqësojnë komunitetin, por kanë ndikim të thjeshtë partiak- argumenton edhe kryebashkiaku. Kur ata duhet të logjikojnë, të jen faqebardhë sa dhe të përgjegjshëm përpara zgjedhësve të tyre. . 

Ata harrojnë, abuzojnë dhe po mbajnë peng komunitetin. Këshilltarët duhet të ngrihen në nivelin e tyre njerëzor dhe institucional për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit, sepse nuk përfaqësojnë pas zgjedhjes partinë, por zgjedhësit, që i kanë zgjedhur. Ky nuk është hall thjeshtë i kryetari të bashkisë, dhe i bashkisë, por është hall i qytetarëve, të kësaj bashkie“. Ky ishte apeli i përsëritur edhe i kreut të bashkisë, por dhe i gjithë banorëve të kësaj bashkie. Këshilltarët a kanë përgjegjësi dhe si duhet të ndihen përpara kësaj përgjegjësie- duke penguar e rënduar hallet e këtyre njerëzve?!
Sigal