Riarrestohen dy anëtarët e bandës së Cërrikut, u liruan në 2012

569
Sigal

Dy anëtarë të ish bandës së Cërrikut janë arrestuar sot nga policia e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Meti Bozi, 58 vjeç banues në Cerrik dhe Skënder Cano. Ata u akuzuan nga prokuroria për vrasjen e 6 punonjësve të Gardës ne vitin 1997 por u liruan në qershorin e 2012 nga Gjykata e Apelit për mungesë provash.

Mesaduket procesi ndaj tyre ka rifilluar deri sa më 22 dhjetor 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka rikthyer vendimin e dënimit me burg për jetë për Meti Bozin, 58 vjeç dhe 13 vjet burg për Skënder  Canon 61 vjeç të dy banues në Cërrik

“Ndalimi i Meti Bozit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me burgimtë përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,16 herë, parashikuar nga nenet 79/c-25,79/c-25- 22 e 55 të Kodit Penal.

Ndalimi i Skënder Canos u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me 13 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,16 herë parashikuar nga nenet 79/c-25,79/c-25-22 e 55 të Kodit Penal.