Kontrollorët e tregut abuzojnë me sëmundjen e lopëve, favorizojnë shitjen e mishit stok të importit

503
Sigal

Qysh në momentin kur u fol për sëmundjen “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), për të cilën u tha se kishte plasur në vendet kufitare fqinje si Maqedoni, Kosovë e më tutje tyre dhe se gjoja “po afrohej” edhe në Shqipëri e deri sot, vazhdon bllokazhi i tregut të lopëve të gjalla dhe i shitjes së mishit të tyre (të vendit)! Pa asnjë kontroll, por thjeshtë me urdhër verbal prej shefave të AKU, në shkelje të plotë të urdhrit të ministrit Panariti që zhbllokoi tregun e gjedhit të gjallë e të mishit të tyre duke e mbajtur nën kontroll, inspektorët e AKU vazhdojnë t’i vërsulën tregjeve të bagëtive e të mishit në zona, duke u vënë “kyçin” e duke i damkosur me gjoba e sekuestro të bagëtive e të mishit. Shpjegimi: Ka sinjale për mundje të gjedhit e bagëtive, nuk duhen shitur e therur! Po cila është e vërteta e këtij bllokimi? Nisur prej një denoncimi të ardhur në “Telegraf” me burim zyrat e kupolës së AKU qendrore, u zbuluan gjurmët e pista të skandalit që ka si objekt bllokimin e tregjeve masive vendas të gjedhit, bagëtive e mishit, të realizuar forcërisht nën etiketën “Mbrojtja e konsumatorit nga sëmundja “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD)! Nuk themi se në Shqipëri nuk ka sëmundje të tillë, por çështja shtrohet se përse ndalohet tregu vendas dhe lejohen lopë, viça dhe mish i tyre nga importi?! Sipas burimeve tona nga PIK e doganat në kufi, importi i lopëve, vickave e mishit të tyre por edhe i mishrave të bagëtive të llojeve të tjera nuk është bllokuar, përkundrazi është shtuar, sidomos importi i sasive të mishit që flitet se prodhohet nga bagëtitë me sëmundjen “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), të cilat fermerët në Greqi, Mali i Zi, Maqedoni e Kosovë, por edhe në Bullgari, Bosnjë e Turqi, për të mos o groposur bagëtitë e sëmura, po ua shesin tregtarëve shqiptarë e të huaj të gjësë së gjallë, të cilët i fusin në Shqipëri. Këto bagëti të gjalla të sëmura, kthehen në mish masiv dhe importohen me urgjencë në “linjë zinxhir” tregu importi ndërshtetëror, me destinacion vetëm Shqipërisë, në kufirin e së cilës, pas bllokimit të tregut vendas, po futen sasi të shumta! Sipas investigimit tonë, referuar informacioneve që na kanë dhënë zyrtarë të kufirit e doganave, rezulton se tregjet shqiptare nuk janë mbyllur për shkak të sëmundjes “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), mbasi ajo është sajesë, por po “kyçen” sepse po realizohet ky skenar i paramenduar: “Favorizim importit të mishit stok me destinacion tregun dhe fabrikat shqiptare të sallamit e nënprodukteve të tjerë të mishit”. Me këto shpjegohet fakti, që gjatë muajve tetor-nëntor 2016, importi i bagëtive nga “vendet e sëmundjes” drejt Shqipërisë është rritur 65%, ndërsa importi i mishit është rritur në masën 70%, sasi mishi këto që siç dihet janë produkt stok me përmbajtje kancerogjene, me hormone, me moshë frigoriferike 20-30-vjeçare, prodhuar edhe prej bagëtive të sëmura në vendet nga importohet mishi që hanë shqiptarët.