Pas qetësimit të protestave të banorëve të fshatrave Kraps dhe Plykë, një betejë tjetër ka nisur mes banorëve dhe Bashkisë së Fierit për ndërtimin e impiantit të mbetjeve.
Këtë herë janë banorët e fshatit Mbrostar të cilët protestojnë me argumentin se fusha e mbetjeve në këtë zonë do të dëmtojë rëndë mjedisin dhe tokat e tyre.
Vendimi për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Mbrostar u mor disa ditë më parë në mbeldhjen e Këshillit Bashkiak. Vendimi erdhi vetëm një javë pasi u anullua një tjetër vendim që përcaktonte fshatin Portëz si vend për fushën e mbetjeve.
Banorët e kësaj të fundit protestuan deri sa vetë firma ndërtuese deklaroi se zona nuk është e përshtatshme për impiant mbetjesh.
Opozita nuk e ka votuar ndërtimin e impiantit në Mbrostar me argumentin se nuk ka studime që të tregojnë nëse zona është e përshtatshme për një impiant mbetjesh.