Gjyqi ndaj Mark Frrokut, dëshmon oficeri i policisë gjyqësore belge

477
Sigal

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca e rradhës e gjyqit kundër ish-deputetit, Mark Frroku.

Në seancë po dëshmon oficeri i policisë gjyqësore të Brukselit, i cili është marrë me hetimet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999, për të cilën akuzohet ish-deputeti.

Van Deneste Steven është marrë në ruajtjen e Forcave Speciale.

Mark Frroku akuzohet për akuzën e ‘vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim’, të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë. Ndaj tij rëndojnë dhe veprat penale të ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’, ‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive’ dhe ‘ndërtim i paligjshëm’.

Gjatë gjithë proçesit, ish-deputeti ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.