Sëmundja e gjedhit prek Lezhën, dhjetra bagëti të infektuara

501
Sigal

Me dhjetëra krerë gjedhë në rajonin e Lezhës janë prekur nga sëmundja e dermatozës nodulare.

Sëmundja është përhapur në masë, por më rëndë gjendja paraqitet në njësinë administrative të Shënkollit.

Fermerët thonë se sëmundja është shfaqur prej gati dy javësh dhe ata kanë frikë të konsumojnë produktet e gjedhit, pasi mund t’u rrezikojnë shëndetin.

Fermeri: Ka ardhur veterineri, i ka parë, na ka thënë të shkojmë të marrim një vaksinë për ulje temperature. Tjetër vaksinë nuk kemi bërë. Kanë pulla, fryrje. Kemi shpenzuar boll për to dhe përditë e më keq janë.

Fermeri: Kemi frikë me hëngër djathin, kosin, çdo gjë prej këtyre bagëtive.

Specialistë veterinerë pranë bashkisë Lezhë, e cilësojnë situatën alarmante dhe pasojë e mungesës së vaksinës.

Gjovalin Kaceli: Dyshohet për sëmundjen nodulare të gjedhit. Na kanë munguar rreth 1000 doza vaksine, kjo ka çuar në këtë situatë. Është shfaqur sëmundja në ato kafshë që nuk janë vaksinuar.

Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë thotë se janë marrë mostrat e analizave, të cilët janë dërguar në laborator dhe pritet përgjigjia për të përcaktuar diagnozen e saktë të sëmundjes që ka prekur gjedhin.