Renditja e Universiteteve, Vasili: Qeveria e shkollëpakut nuk investon për arsimin

159
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar lidhur me renditjen e Universiteteve nga “Webemetrics” ku Universiteti i Tiranës renditet i fundit, shumë më poshtë se edhe Universitetet e vendeve fqinje.

Vasili akuzon Qeverinë Rama lidhur me gjendjen, ndërsa shprehet se vendi nuk bën përpara me legalizimin e kanabisit, por vetëm me dije dhe mësime.

Postimi nga Petrit Vasili

Arsim,arsim,arsim dhe jo kanabizimin e Shkollepakut!

Ne ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku radhiten të gjitha universitetet botërore për nga cilësia, Universiteti i Tiranes eshte ne nivel shume te ulet dhe pikerisht ne 3786 ne bote.

Eshte shume me ulet plot 759 vende me poshte se Universiteti i Prishtines.

Dhe mjaft me poshte se Mali i Zi, Serbia,Bullgaria, etj,

Vendi nuk ben perpara me mafiozitetet rilindjes me kanabisin mjeksor, por vetem me arsimim dhe dije.

Por qeveria e Shkollepakut nuk shpenzon asgje per dijen dhe i duhet vetem injoranca dhe braktisja e vendit.