EMRAT/ Pas debatit dy vëllezërit plagosin me thikë të riun në Gjirokastër

451
Sigal

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në lagjen “18 shtatori” pranë tregut të fruta perimeve në Gjirokastër, dy vëllezërit Enea dhe Kristofor Xhelili 24 dhe 26 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me Aleko Shytin, e kanë dëmtuar me mjet prerës në fytyrë dhe gjoks këtë të fundit. Dosja.al mëson se mes tyre ka ndodhur një përleshje.

Autorët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë ku Enea Xhelili është arrestuar në flagrancë, ndërsa Kistofori Xhelili është proceduar penalisht.

I dëmtuari është dërguar në spitalin “Omer Nishani” për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet rrethanat e sakta të sherrit.