Akuzohet për prostitucion, Gjykata e Tiranës jep vendimin për ‘Zogun e Tiranës’

298
Sigal

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Ky i fundit u lirua gjatë ditës së djeshme, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disamujor ku u vunë në përgjim dhjetëra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.

Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.