Përplasja për buxhetin e ri, Qeveria: Rriten pagat, përfitojnë mbi 600 mijë qytetarë. Bode: Nuk mjafton

575
Sigal

 

Diskutimi i buxhetit të ri në Kuvend ka sjellë përplasje mes
mazhorancës dhe opozitës. Për ish-ministrin Bode rritja e pagave nuk mjafton,
por ministri aktual Arben Ahmetaj është përgjigjur se kjo është rritja më e
madhe që është bërë ndonjëherë.

“Është një
rritje pagash e cila nuk mbulon dot rritjen e çmimeve në katër vjet. Është e
vetmja rritje dhe e fundit që u bëhet nëpunësve publikë në mandatin e kësaj
qeverie”, thotë Bode.

“Fondi për
rritjen e pagave në 2009-2013 ka qenë 3.2 miliardë lekë, ose 32 milionë dollarë
po e marrë për thjeshtësi. Vetëm në 2017 jepen 100 milionë dollarë. Me cilin
vit të tyre ta krahasojmë?!”, deklaron Ahmetaj.

Ministri i
Financave tha se nga rritja e pagave dhe pensioneve përfitojnë mbi 600 mijë
qytetarë, por sipas tij këta nuk janë të vetmit

“Zgjerohet
rimbursimi i ilaçeve. Nga kjo përfitojnë 600 mijë qytetarë të tjerë. Janë ulur
çmimet e ilaçeve dhe tarifat për vizitat në spitale shkojnë drejt zeros”,
shprehet kreu i Financave.

Por për Ridvan
Boden, shtresat në nevojë janë ato më të braktisurat nga politikat e
qeverisë.“Ky është buxheti i dështimit të kësaj Qeverie, që tregon se programi
i saj ishte një mashtrim”, thotë Bode.