Shqipëri – Izrael, De Biazi: Hyjmë në fushë vetëm për fitore, nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë

478
Sigal

 

Një
ditë para përballjes me Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i
kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka thëne se ekipi do hyjë në fushë vetëm
për fitore.

Gjatë një konference për mediat, De
Biasi tha se futbollsitët nuk janë të kënaqur me vendin e tretë në grup, ndërsa
fitorja nuk duhet të diskutohet.

“Do luajmë me formacion më të
mirë,pasi nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë dhe do synojmë fitoren. Armando
Sadiku dhe Odise Roshi janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të luajtur.
Stadiumi “Elbasan Arena na ka sjellë gjithmonë fat”- ka thënë trajneri i
kombëtares.

Për deklaratën e Levit

“Unë jam gjithmonë i mësuar të marr
me lehtësi deklaratat para ndeshjes, janë gjithmonë taktike. Secili përdor
strategjinë komunikuese që e mendon sa më logjike. Mendoj se askush, e aq më
shumë Izraeli, kënaqet me barazimin, kjo është një deklaratë që e bëjnë para
ndeshjes. Ndërsa ne qartësisht që mundohemi të luajmë për të fituar. Duhet ta
bëjmë në mënyrë sa më inteligjente dhe me sa më shumë cilësi, për të
shfrytëzuar rastet që do të krijojmë”.

Vendi i dytë që kërkojnë lojtarët
apo vendi i tretë?

“Duhet ta kuptoni, siç e thashë më
parë, si për Izraelin, se secili ka një teori komunikimi. Jam i lumtur që
lojtarët nuk kënaqen me vendin e tretë, as unë. Por kam thënë se logjika thotë
që mund të arrijmë të tretët i bazuar të përbërja cilësore e skuadrave. Ndërsa
sigurisht që jemi në garë me Izraelin që ka një përbërje të përafërt me ne. Nuk
kam thënë që kënaqem. Ne vend që të flasim, duhet BËRË, jo folur.

A quhet dështim nëse nuk fitojmë?

“A ka nevojë për përgjigje një
pyetje e tillë? Kush është që nuk kënaqet kur provon të fitojë? Pastaj në fund
shohim rezultatin dhe flasim. Ju jeni gati të bëni procese që nuk vlejnë tani.
Le të shohim ndeshjen dhe pastaj e komentojmë, unë jam i bazuar te faktet”.

Për ndryshimin e stadiumit

“Për ne nuk ka ndryshuar asgjë, më
vjen keq për tifozët, të cilët kishin bërë bileta për në Shkodër dhe të cilët
tani kanë telashe logjistike. Për ne nuk ka ndryshim fusha, ndoshta në Shkodër
do të kishte pak tifozë më shumë. Por si stadium e njohim, këtu kemi bërë
kualifikueset e Europianit, është një fushë që na sjell fat. Shpresojmë të jetë
e tillë edhe nesër mbrëma. Por siç e them, edhe fati duhet ndihmuar”.