Gazeta Telegraf/
Bujar Nishani: Ju garantoj për gjithë gatishmërinë time personale për të punuar
maksimalisht me shpirt, zemër dhe mendje në interes të vendit dhe popullit tim!
GazetaTelegraf/ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i
shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni zyrtar u mikprit në
mënyrë vëllazërore me shumë ngrohtësi nga bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë
të Çikagos
në shtetin e Illinoisit.
Në fillim Presidenti dhe Zonja e Parë takuan një nga një
drejtuesit dhe anëtarët e rreth 20 shoqatave atdhetare, kulturore dhe shoqërore
të shqiptarëve në mbarë shtetin e Ilinoisit, drejtuesit e komuniteteve fetare,
të cilët i mikpritën me mall dhe dashuri duke u shprehur kërkesën që edhe
Diaspora të bëhet pjesë sa më aktive e vendimarrjes si dhe nevojën që edhe në
Çikago të hapet një konsullatë e Republikës së Shqipërisë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve dhe përmes tyre mbarë komunitetit
shqiptaro-amerikan të Ilinoisit, Presidenti Nishani theksoi se: “qëllimi
kryesor i vizitës në Çikago ishte pikërisht ky takim me ta, për të parë, ndjerë
dhe prekur nga afër një komunitet kaq të mrekullueshëm”.