Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem. Një makinë është përplasur me një motor dhe si pasojë ka mbetur i lënduar 33 vjeçari që drejtonte motomjetin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.