Zjarr në Bubq të Krujës, digjen 4 ha ullishte e pyje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

41
Sigal

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në fshatin Mazhë e Madhe, në Bubq të Krujës.

Zjarri ka djegur deri tani rreth 4 hektarë ullishte e pyje, ndërsa vijon të avancojë me intensitet drejt disa banesave të braktisura. Sipas burimeve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës se rrugës është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Kërkohet ndërhyrje nga ajri pasi zjarri i favorizuar edhe nga era qe po fryn po avancon frikshëm e po djeg çfarë gjen përpara.