Burime për JOQ Albania tregojnë se rreth 70 të helmuarit nga ushqimi gjendeshin në bordin e anijes turistike “Black Pearl”.
Deri tani mësohet se janë një numër i madh turistësh por edhe shtetas shqiptarë që kanë shfaqur simptomat e helmimit.
Nuk dihet nëse helmimi ka ndodhur nga ushqimi i anijes apo i ndonjë restoranti tjetër pasi mësohet se turistët kanë ngrënë dhe në anije por edhe në restorant.
Kryesisht turistët e huaj janë shtetas polakë.
Pushuesit ishin duke bërë një tur turistik në Karaburun dhe Sazan.