Kryebashkiaku Veliaj: Kryeqyteti ynë, Tel-Aviv i Ballkanit. Ja bashkëpunimi që do të bëjë histori

102
Sigal

Nisi Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli. Kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili hapi takimin e parë, tha se Tirana ka potencialin të jetë Tel-Avivi i Ballkanit. “Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose Shqipërisë dhe Izraelit. 50% e ekonomisë së vendit zhvillohet në Tiranë. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ri në Evropë, patjetër është edhe i vetmi qytet, që rritet çdo vit”, -tha Veliaj. Kreu i Bashkisë përmendi projektin e rijetësimit të Piramidës, e cila së shpejti hap dyert si qendra më e madhe të teknologjisë në rajon. Veliaj dha lajmin e mirë se në zonën e Kasharit do krijohet një hapësirë e lirë ekonomike edhe për bizneset që punojnë në fushën e teknologjisë.

“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tregoi Veliaj. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani, që mbollëm para 5-6 vitesh”,- përfundoi Veliaj.